26 Prill 2024

Qeveria e gatishme për zgjidhjen e çështjeve të shprehura nga BSPK-ja

Prishtinë, 9 tetor - Sot, Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, u prit në një takim nga Kryeministri i Kosovës, në të cilin takim u diskutua lidhur me finalizimin e:

1.    Marrëveshjes kolektive;

2.    Pagës minimale në vend (250 Euro);

3.   Zbritjen e pragut të njohjes së të drejtës në pension të plotë:

-    nga 15-të në 10-të apo në më pak vite ose

-    pensioni të paguhet sipas kontributeve të paguara;

4.   Rritja e koeficientit të pagesës në Ligjin e pagave  në 30% për Arsimin.

Andaj, përmes kësaj komunikate BSPK-ja njofton se Kryeministri i vendit shprehi gatishmëri për zgjedhjen e çështjeve të shprehura nga BSPK-ja dhe i njëjti deklaroj se janë të realizueshme ashtu siç deklaroj edhe Kryesindikalisti i Kosovës z. Ajdini, se format e presionit sindikal nuk do të ndalen derisa të realizohen kërkesat në fjalë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)