26 Prill 2024

Publikohet raporti i Monitorimit të Agjendës për Reforma Evropiane

Prishtinë, 30 tetor - Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) së bashku me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Institution GAP do të publikoj “Raportin e Monitorimit të Agjendës për Reforma Evropiane për periudhën Janar-Shtator 2018”.

Agjenda për Reforma Evropiane (ARE) në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA) fokusohet në tre shtylla kryesore.

Qeverisja e Mirë dhe Sundimi i Ligjit – monitoruar nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike.

Konkurrueshmëria dhe Klima e Investimeve - monitoruar nga Instituti GAP dhe

Punësimi dhe Arsimi – monitoruar nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike

Ky monitorim ka për qëllim vlerësimin e arritjeve dhe ngecjeve në kuadër të ARE. Fokusohet në vlerësimin e institucioneve të Kosovës në realizimin dhe zbatimin e masave dhe veprimeve të ARE.

Tre organizatat e përfshira në këtë raport PIPS, GLPS dhe Instituti GAP, kanë monitoruar procesin vazhdimisht në mënyrë intensive në ministritë përkatëse dhe kanë përmbledhur vlerësimet e tyre të cilat janë të identifikuara në këtë raport.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)