26 Prill 2024

PSD fton në interpelancë ministrin Skënder Reçica në lidhje me punëtorët

Prishtinë, 26 tetor - Në bazë të nenit 65.9 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 44 paragrafi 1 të Rregullores së Punës së Kuvendit, Grupi Parlamentar i Partisë Socialdemokrate ka thirru në interpelancë Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica ka përgjegjësi në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës.

PSD thekson se vetëm gjatë 19 viteve të fundit kanë humbur jetën në punë 93 punëtorë, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.

Në të dhënat e Agjencisë së statstikave ata nuk janë të regjistruar fare si kategori e veçantë. Thjesht ata nuk ekzistojnë as si numra.

93 punëtorë të vdekur në vendin e tyre të punës janë: Jashtë rendit të ditës për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Jashtë rendit të ditës për Inspektoriatin e Punës, Jashtë rendit të ditës në Ligjin e Punës dhe janë, Jashtë rendit të ditës në Ligjin për Shëndetin dhe Sigurinë në Punë.

"Jemi të vetëdishëm që ka pasë dhe do të ketë fatkeqësi në punë edhe nëse masat e sigurisë bëhen optimale, por jam gjithashtu jemi të sigurtë se numri i personave të vdekur nga fatkeqësitë në punë do të ishte shumë më i vogël", thekson PSD.

Andaj, në mbështetje të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 6.1 të Rregullores së Kuvendit, Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbledhjen plenare të mbajtur më 2018, Kuvendi i Kosovës të miraton këto rekomandime:

Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Financave, në kuadër të Ligjit për Buxhetin vjetor të vitit vijues, në këtë rast për vitin 2019, të trefishojnë numrin e inspektorëve të punës, të cilët janë në kuadër të Inspektoratit të punës me numrin dhe shumën e përgjithshme si vijon:

Në Organizatën Buxhetore “Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale” me kod organizativ 209, me kod funksional 0412, numri i punëtorëve nga 70 të rritet në 210 punëtorë, dhe shuma e përgjithshme në euro të rritet në 1,865,721 euro.

Kuvendi i Republikës së Kosovës kërkon nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, të krijojnë bazën Ligjore për Sigurimin e Fatkeqësisë në Punë. Krijimi i bazës ligjore do të mundësonte krijimin e një fondi të përbashkët të punëdhënësve dhe punëmarrësve  i cili do t’iu siguronte punëtorëve të Kosovës dhe familjeve një trajtim me dinjitet në rast fatkeqësie në punë.

Kuvendi i Kosovës, kërkon nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të filloj, dhe nëse ka filluar t’i përshpejtoj  punët për ndryshimin e Ligjit të Punës dhe Ligjit për Mbrojtjen dhe Sigurinë në Punë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i raporton Kuvendit brenda 30 ditëve për veprimet që i ka marrw për pikën 2 dhe 3 të kësaj rezolute.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)