03 Dhjetor 2020

Protagonistë të një fjalori rrugaçërie gjithnjë e më shumë po fitojnë hapësirë në media

Prishtinë, 21 tetor - Pas rishpërndarjes së një shkrimi të gazetës “Le Figaro” nga ana e ambasadorit të Kosovës në Francë, në Twiter, në Kosovë pati reagime të shumta dhe të ashpra të komunitetit të besimit islam për faktin se në gazetën në fjalë janë dy karikatura të Profetit Muhamed në kontekstin fyes dhe nënçmues andaj besimtarët e besimit islam në Kosovë kanë kërkuar shkarkimin e ambasadorit Gashi sikur edhe arrestimin e tij.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka vlerësuar se ky debat i reagimit, me një gjuhë fyese, rrugaçërie dhe në kundërshtim me gjuhën e lejuar në media sikur edhe me moralin elementar ka përshkallëzuar në disa media elektronike, televizone publike dhe private si dhe në portale të ndryshme.

"Gjuha “pa fre” është përdorur edhe më parë, kryesisht në debate të cilësuara si politike dhe, në mungesë të sanksionimit të një fjalori denigrues dhe fyes, kjo gjendje ka përshkallëzuar dhe, për më keq protagonistë të një fjalori rrugaçërie gjithnjë e më shumë ka fituar hapësirë në media", thekson KMDLNJ.

Është e vërtetë se ambasadori i Kosovës në Francë, z. Qendrim Gashi nuk është autor i shkrimit që ka ngjallë aq shumë pakënaqësi te besimtarët e besimit islam por, si person që ka përgjegjësi publike, nuk është individ por përfaqësues i Kosovës, pa dashje ose me dashje është implikuar në një situatë të ndjeshme të marrëdhënieve midis besimeve të ndryshme fetare prandaj ka nxitur shumë reagime në Kosovë ku, madje, kërkohet arrestimi i tij me ç’rast rrezikohet edhe jeta dhe familjes.

KMDLNj vlerëson se besimtarët e komunitetit islam të drejtat e tyre duhet t’i kërkojnë përmes rrugës institucionale duke e përjashtuar fjalorin kërcënues dhe linçues e që për KMDLNj janë të papranueshme.

KMDLNj vlerëson se Ministria për Punë të Jashtme e Kosovës është dashur të reagojë dhe ta thërras për konsultime ambasadorin Qendrim Gashi në rast se ai i ka tejkaluar autorizimet, si përfaqësues diplomatik i Kosovës.

KMDLNj pret dhe kërkon që amabasadori Qendrim Gashi të kërkojë falje publike të gjithë atyre që janë ndjerë të fyer nga ky shkrim sikur që kërkon nga disa që pretendojnë se janë të vetmit mbrojtës të drejtave dhe lirive fetare të përmbahen nga fjalori fyes dhe kërcënues e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe lirinë e fjales dhe shprehjes. Mirëpo, në anën tjetër liria e fjalës dhe e shprehjes askujt nuk i jep të drejtë t’i fyej ndjenjat fetare të besimtarëve ,pavarësisht besimit që kanë.

KMDLNj kërkon nga mediat që të ruajnë dhe mbrojnë nivelin profesional dhe korrekt të debatit dhe të mos iu jepet hapësirë atyre që e përdorin fjalorin denigrues, fyes, përqarës dhe të dhunshëm.

KMDLNj fton publikisht të gjitha palët të kontribuojnë në uljen e tensioneve duke respektuar besimin e të tjerëve.

"Problemet ndërfetare që janë evidente në disa shtete dhe vende që kanë prodhuar dhunë me shumë viktima duhet të merren si shembull i keq dhe nuk duhet të ndodhin në Kosovë aq më parë që këso problemesh, së paku deri më tani nuk kanë qenë shenjë identifikuese e marrëdhënieve midis besimeve të ndryshme në Kosovë", thekson KMDLNJ. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen ku shpall rezultatet përfundimtare të jashtëzakoshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)