01 Dhjetor 2021

Proces i rregullt i votimit dhe respektim i kënaqshëm i masave anti-covid

Prishtinë, 17 tetor - Sipas raportimeve të vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV) procesi i votimit deri në mesditë po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët të qytetarëve në votim, me përjashtim të komunave në veri të vendit, ku mesatarja e daljes është 3 herë me e lartë krahasuar me komunat tjera.

Deri më tani, është raportuar për nivel të kënaqshëm të respektimit të masave anti-covid nga ana e komisionerëve (73%) dhe qytetarëve që po frekuentojnë qendrat e votimit është (71%).

Vështirësitë në gjetjen e emrit në Listën e Votuesve janë të shprehura edhe në këto zgjedhje. Deri në këtë kohë, në më shumë se 1/3-tën e vendvotimeve në nivel vendi është raportuar për 1 deri në 10 raste kur qytetarët nuk e kanë gjetur  emrin në Listën e Votuesve.

Edhe sa i përket votimit me asistencë, ky fenomen është hasur në rreth 73% të vendvotimeve, por numri i rasteve sillet brenda trendeve normale (1-10 raste). Deri më tani është raportuar raste të asistencës së palejuar.

Vëzhguesit nuk kanë raportuar për raste të ushtrimit të presionit tek votuesit dhe nuk kanë evidentuar prani të zyrtarë të lartë politikë në Qendra të votimit.

Vlen të përmendet që edhe ky proces po karakterizohet nga mbulueshmëri e lartë mediale.
 
Demokracia në Veprim (DnV) është koalicioni vendor i organizatave jo-qeveritare kosovare për vëzhgimin e zgjedhjeve. Ky koalicion ka vëzhguar të gjitha proceset zgjedhore që nga 2007. Për  vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 17 Tetorit, DnV ka angazhuar 110 vëzhgues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 dhjetor 2021 - Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe OJQ Të Drejtat e Grave organizojnë diskutimin për manipulimin mendor dhe keqtrajtimin psikologjik si elemente të dhunës në familje. (Hoteli Emerald, ora 9:45)
    
- Bëhet betimi i kryetarit të komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe nënshkruhen deklaratat  solemne për marrjen e detyrës nga anëtarët e Kuvendit të komunës. (Salla e Kuvendit të komunës në Deçan, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut. (Salla e Kuvendit të Komunës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku do të bëjnë betimin anëtarët e Kuvendit dhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 10:00)
    
- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për shkak të mos aprovimit të kërkesave për lirim të masave. (Te ish-Rilindja, kompleksi III nr. 42, ora 12:00)
    
- Grupi Parlamentar i AAK-së, në Kuvendin e Kosovës mban tryezën me temën: Ngritja enorme e çmimeve dhe jostabiliteti ekononomik. (Salla N – 506, ora 13:00)
    
- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale, dhe Hulumtime (SIT), bën lansimin e platformës: Ofrimi i shërbimeve online dhe fizikisht për kryerësit e veprave të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë, ora 14:00)

- Galeria 17 me mbështetjen nga Swiss Cooperation Office në Kosovë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komuna e Prishtinës organizojnë ngjarjen Dinner party/ Make me coffee make me a sandwich, në kuadër të ekspozitës së kuruar nga Natalija Vujošević. (Galeria 17 rruga Henrik Bariç, nr.10, ora 18:00)

- Mbahet hapja zyrtare e edicionit të dytë të Festivalit “Art Without Limit International Film Festival”. (Kino Armata, ora 18:00)

- Asociacioni i Artistëve Vizual të Kosovës organizojnë hapjen e ekspozitës vjetore të anëtarëve të Asociacionit të artistëve vizual të Kosovës. (Galeria e Artëve të Kosovës, ora 19:00)