02 Mars 2021

Prezantohen prioritetet e kryesimit suedez të OSBE-së për 2021

Prishtinë, 21 janar - Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021.

Suedia pranoi Kryesimin e OSBE-së nga Shqipëria më 1 janar.

Sipas Programit të prezantuar nga Ministrja e Jashtme e Suedisë dhe Kryesuesja e Radhës e OSBE-së, Ann Linde, në inaugurimin e mbajtur javën e kaluar, fokusi do të jetë në mbrojtjen e rendit të sigurisë në Evropë, adresimin e konflikteve të zgjatura, si dhe avancimin e demokracisë dhe barazisë gjinore.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)