18 Prill 2019

Prezantohen planet për fuqizimin e pjesëmarrjes së grave në politikë

Prishtinë, 19 mars - Sot Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka organizuar mbledhjen e rradhës së Koalicionit për Barazi “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”.

Drejtorja Ekzekutive e RrGK-së, Igballe Rogova, ka paraqitur para pjesëmarrësve iniciativën e përkrahur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i cili synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në politikë.

“Jemi këtu sot me energji pozitive, sepse ajo ëndërr që e kemi nisur vitin e kaluar na është realizuar. E ajo ëndërr është që ne u bashkuam dhe krijuam Koalicionin për Barazi, e tani kemi gjetur përkrahje nga Zyra e BE-së për ta realizuar bashkimin tonë, solidaritetin tonë”, tha Rogova. Ajo më tutje theksoi se qëllimi kryesor i kësaj iniciative është “fuqizimi i angazhimit qytetar, barazisë gjinore, dhe demokracisë gjithëpërfshirëse nëpërmjet rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje në Kosovë.”

Annette Fath Lihic, Këshilltare Kryesore Politike/Koordinatore Ekzekutive, Zyra e Përfaqësueses së Posaçme të BE-së në Kosovë, gjatë fjalimit të saj theksoi se problem mbetet mungesa e zbatimit të ligjeve.

“Duhet ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe tu bëj thirrje autoriteteve kosovare që të mbyllin këtë hendek mes zbatimit dhe legjislacionit, që të mos ndikohet jeta e grave sepse ato përbejnë 50% të popullatës, por po ashtu sepse kjo është drejtësi sociale dhe një kusht i domosdoshëm për funksionim më të mirë të shoqëris. Njëkohësisht, dua të nxis gratë që të marrin pjesë në proceset politike,” u shpreh ajo.

Tutje, Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (EKBK) tha se lëvizje të tilla kanë nevojë për energji pozitive.

 “Barazia gjinore ka të bëjë me pushtetin, kur e shohim pushtetin, politika ka të bëjë me pushtetin. Është e qartë se kemi nevojë për më shumë gra në politikë”, u shpreh Richardson.

Ndërkaq, Mexhide Mjaku-Topalli, Kryetare e Grupit të Grave Deputete tha se nuk është duke gjetur zbatim ligji që parasheh pjesëmarrje të barabartë të grave në vendimarrje.               

“Përderisa kuota 30% në kuvendin lokal dhe nacional në pjesën më të madhe ëshët zbatuar, Ligji për Barazi Gjinore i cili parasheh që gratë të mbajnë 50% të posteve në vendimmarrje nuk është duke u zbatuar.”

Më tutje ajo shtoi se “partitë duhet të përqafojnë frymën e kuotës gjinore duke zhvilluar strategji për të rekrutuar dhe mbajtur gra si anëtare të partive, me përgatitjen dhe mbështetjen e tyre për të kandiduar si kandidate të suksesshme.”

Në pjesën e dytë të takimit, gratë aktiviste, ato nga organizatat joqeveritare të udhëhequra nga gratë dhe gratë në politikë nga niveli qendror dhe lokal, morrën fjalën dhe diskutuan për problemet dhe sfidat me të cilat ato përballen, si dhe shkëmbyen ide se si do të mund të vazhdojnë më tutje zbatimin e Strategjisë së Koalicionit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 prill 2019 - Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendren Klinike Universitare i fillon punimet Simpoziumi mbarëshqiptarë i kirurgëve të fëmijëve. (Hotel Internacional Prishtina, ora 8:40)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe partneri implementues, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të organizojnë një ushtrim fushor në fshatin Maxhunaj në komunën e Vushtrrisë. (Fshati Maxhunaj, ora 10:00)

- Shtëpia Botuese “Faik Konica” organizon promovimin e librit të Dr. Islam Lauka, “Kosova e kërcënuar nga gjarpri i shtëpisë”. (Bibliotekën Kombëtare, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjnë shpërndarjen e kontratave për 21 përfituesit e granteve nga Fondi Rinor që për qëllim kanë rritjen e punësimit për të rinjtë e vendit tonë përmes zhvillimit të ndërmarrësisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti së bashku me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, do të përcjellin garën komunale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik. (Objekti i Gjimnazit Natyror "Xhavit Ahmeti" në​ Gjilan, ora 13:30)

- Drejtoresha e misionit të USAID-it Lisa Magno do të flasë me rastin e lançimit të faqes së re të internetit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK). (Sheshi 21, ora 15:00)

- Federata e Atletike të Kosovës do të mbaj konferencë për media në të cilën do të jepen informatat kryesore rreth organizimit të gjysmë maratonës së këtij viti. (Salla e shtëpisë së sporteve në Prishtinë, ora 15:00)

- Galeria e Qytetit të Gjilanit hap ekspozitën e veçantë të fotografive “Arti i Rrudhave”, të autorit Muhamed Sadriu, e cila do të shpalos fotorgafitë e 21 personave të cilët i kanë mbi 100 vjet, e që e simbolizon shekullin XXI. (Galeria e Qytetit të Gjilanit, ora 17:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspoziten "Grouping - Moving - Spreading" Metaxym e cila është kuruar dhe organizuar nga The Activists dhe World Anonimous Society. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 20:00)

- Lumbardhi do të prezantojë paraqitjen e parë të këngëtares dhe kompozitores amerikane Chrysta Bell në Kosovë në kuadër të turneut Feels Like Love 2019 dhe epizodit të dytë të Lumbardhi n’Behar. (Lumbardhi në Prizre, ora 21:00)