26 Shkurt 2021

Presidentja Osmani vazhdon takimet me partitë politike për zgjedhjet

Prishtinë, 23 dhjetor - Ushtruesja e Detyrës, Presidentja Kosovës, Vjosa Osmani do të vazhdoj edhe sot takimet këshilluese me partitë politike për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në takime do të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme ku data e mbajtjes së tyre do të mund të caktohet tek pasi që palët ta pranojnë Aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Presidentja Osmani sot do të takojë përfaqësues të koalicionit Nisma-AKR, pastaj ata të Grupit 6+, ndërkaq në fund do ta përmbyllë ciklin e takimeve me përfaqësuesit e Listës Serbe.

Qeveria e kryeministrit Avdullah Hoti u votua me 3 qershor, duke u bërë qeveria e dytë që doli nga zgjedhjet e mbajtura më 6 tetor të vitit 2019.

Qeveria e parë e ish kryeministrit Albin Kurti u miratua më 3 shkurt dhe u rrëzua më 25 mars. Të dyjat janë më jetëshkurtrat në historinë e re të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)