26 Prill 2024

Presidentit Thaçi po i mashtron qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit

Prishtinë, 13 shtator - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, bashkë me deputeten, Fitore Pacolli, dhe koordinatoren e Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë, Nora Fetoshi, vizituan Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar ku u pritën nga Ambasadori Ruairi O'Connell dhe Sekretari i dytë politik Sam Paice.

Në takim u diskutua për situatën politike me fokus të veçantë rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe deklarimet e fundit rreth "korrigjimit të kufijve" dhe "kompromisit të dhimbshëm".

Kryetari Kurti shprehu qëndrimin e Lëvizjes kundër lojërave të dëmshme të Presidentit Thaçi i cili po i mashtron edhe qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit përveçse ata të Kosovës, dhe po e relativizon shtetësinë e sovranitetin, integritetin territorial e institucional të Republikës sonë.

Kryetari Kurti theksoi se ky President nuk ka mandat për çfarë po flet e bën. Dhe, ai nuk ka as parime dhe platformë. Rruga e duhur përpara nuk është shkëmbimi territorial por reciprociteti i të drejtave, tha kryetari Kurti. Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe të ballafaqohet me të kaluarën e saj, shtoi Kurti.

Ambasadori O’Connell tha se Mbretëria e Bashkuar është e vendosur dhe ka qëndrim të qartë rreth pavarësisë e sovranitetit të Kosovës dhe se çdo lëvizje për ndryshim të kufijve është e rrezikshme jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin.

Ai u shpreh kundër logjikës “ndarje ose konflikt”. Në këtë takim u diskutua edhe për nevojën për luftim të krimit të lartë e korrupsionit të organizuar si parakusht për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)