26 Prill 2024

Presidentin Thaçi e urojnë presidenti italian, malazez, hungarez dhe shqiptar

Prishtinë, 28 dhjetor - Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, përmes një telegram urimi e ka uruar presidentin Thaçi dhe vendin tonë për festat e fundvitit.

Presidenti italian, Sergio Mattarella, popullit të Kosovës i ka uruar paqe, prosperitet dhe lumturi.

“Kam kënaqësinë që në prag të vitit të ri t’ju shpreh juve dhe vendit tuaj urimet e mia më të sinqerta për paqe, prosperitet dhe lumturi”, thuhet në kartolinën e presidentit italian për presidentin Thaçi.

Edhe Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, e ka uruar presidentin Thaçi dhe qytetarët tanë për festën e vitit të ri.

Urime tjera të ardhura sot në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës janë edhe ai i Presidentit të Hungarisë, János Áder, si dhe i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)