26 Prill 2024

Presidenti Thaçi të premten do t’u adresohet deputetëve

Prishtinë, 20 dhjetor - Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, sot, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, caktoi seancën e radhës të Kuvendit.

Kryesia njëzëri vendosi që Kuvendi të mblidhet të premten, në orën 13:30, në të cilën deputetëve do t’u adresohet Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ndërkaq lidhur me caktimin e seancës për shqyrtimin e dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018, Kryesia nuk gjeti pajtim.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj.

Kështu, u kërkua nga grupet parlamentare që të procedojnë sa më shpejtë me propozimin e emrave për kompletimin e Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim dhe  delegacionit të Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit për Evropën Juglindore – SEECP. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)