26 Prill 2024

Presidenti Thaçi kërkon njohjen nga Madagaskari

Prishtinë, 16 tetor - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim nënkryetarin e Senatit të Madagaskarit, Amido, me të cilin ka bashkëbiseduar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është faktor stabiliteti në tërë rajonin, duke promovuar dialogun dhe paqen.

Ai ka informuar nënkryetarin Amido për procesin e konsolidimit të shtetësisë sonë në skenën ndërkombëtare, duke theksuar se prioritet mbeten njohjet dhe anëtarësimi i Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka kërkuar njohjen e Madagaskarit, duke iu bashkuar kështu shumicës së shteteve anëtarë të OKB-së, që tashmë kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Nga ana tjetër, nënkryetari i Senatit të Madagaskarit, Amido ka theksuar se shteti i tij është i interesuar për të bashkëpunuar me Kosovën në të gjitha fushat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)