26 Prill 2024

Presidenti Thaçi informon kabinetin qeveritar për takimin në Bruksel

Prishtinë, 29 qershor - Me ftesë të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, para kabinetit qeveritar ka bërë prezantimin lidhur me takimin e parë të fazës përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të mbajtur në Bruksel më 24 qershor 2018.

Kryeministri Haradinaj, falënderoi presidentin Thaçi për përgjigjen në ftesën e Qeverisë për të prezantuar ecurinë e dialogut dhe zhvillimet e fundit në dialog dhe tha se janë inkurajuese të gjitha argumentet dhe fakti që në vazhdimin e dialogut të përfshihen të gjithë, partitë politike, ekspertët, shoqëria civile, sepse bëhet fjalë për një marrëveshje, e cila do të ketë shumë elemente.
 
“Jam thellë i bindur se në Kosovë nuk e kemi luksin për t’u treguar indiferent ndaj këtij procesi”, tha kryeministri Haradinaj.

Në adresimin e tij, Presidenti ka thanë se, njësoj, sikur në të kaluarën, ky dialog ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ky informim imi para jush, duhet të kuptohet si një përkushtim yni për të qenë transparent dhe llogaridhënës gjatë këtij procesi dhe puna e këtij delegacioni në kuadër të këtij dialogu do të jetë transparent, me raportime të rregullta para qytetarëve dhe institucioneve relevante”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi tha se fillimisht, në këtë fazë të dialogut, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, në të cilin edhe njëherë është bërë e qartë që Kosova është e përcaktuar dhe thellësisht e interesuar për të arritur marrëveshje përfundimtare, obliguese dhe ligjore me Serbinë. Presidenti përmendi disa tema me rëndësi nga ky takim, si: marrëveshja eventuale duhet të jetë e balancuar dhe të rezultojë me një situatë fituese për palët e përfshira, pra të ardhmen konkrete evropiane për të dyja vendet; palët e përfshira duhet të punojnë për marrëveshje përfundimtare, por jo edhe një tjetër të përkohshme;  ky proces të përmbyllet me njohje reciproke, njohje të plotë.

Poashtu, presidenti Thaçi tha se gjatë takimit trelateral është shprehur pozicioni shtetëror, i qartë, lidhur me mundësitë ekzistuese, të cilat fatkeqësisht janë shumë të limituara për arritjen e marrëveshjes përfundimtare. Presidenti Thaçi tha se është bërë e qartë që Kosova ka shterur kompromiset e veta, të cilat janë të konkretizuara në planin gjithëpërfshirës të Presidentit Ahtisaari, respektivisht në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe se hapësira për kompromise shtesë nga ana jonë është minimale.

“Të dyja palët jemi krejtësisht të vetëdijshme që e ardhmja evropiane e dy shteteve varet nga kualiteti i arritjes së marrëveshjes përfundimtare”, ka thënë presidenti Thaçi.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)