26 Prill 2024

Presidenti Sejdiu dekoroi profesor Isa Demajn

Prishtinë 27 gusht - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu dekoroi sot me Medaljen e Artë të Pavarësisë Prof. Isa Demajn, për kontribut të veçantë dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Vendimin për dekorim Presidenti Sejdiu e mori në bazë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, neni 84, pika 28, si dhe në bazë të Rregullores mbi Dekoratat, Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës, Neni 3, 7 dhe 34.

Kontributi i atdhetarit dhe intelektualit Isa Demaj në luftën për lirinë, pavarësinë dhe identitetin arsimor, kultural e nacional të shqiptarëve dhe të Kosovës, është i veçantë.

Gjithë jetën e tij si nxënës, student dhe profesor, dhe si i burgosur politik, ai e ndërlidhi përkushtimin intelektual me sakrificën për atdheun duke u bërë shembull i  atdhetarit të paepur. Shembulli i tij u bë një frymëzim i mësimdhënësit, humanistit dhe personalitetit të veçantë për breza të tërë.

Vepra dhe personaliteti i prof. Isa Demajt do të mbeten frymëzim i përhershëm i atdhedashurisë dhe veprimit intelektual për të gjithë brezat që do të vijnë”, thuhet në arsyetimin e dekorimit të Prof. Isa Demajt.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)