11 Korrik 2020

Presidenti mbështet prokurorinë në luftën kundër korrupsionit

Prishtinë, 4 qershor - “Prokurorët do ta kenë mbështetjen time të parezervë për zbatimin e përgjegjësive që kanë institucionet e sundimit të ligjit në misionin dhe përgjegjësitë e tyre, kurse politika duhet të jetë jashtë ndikesës në sistemin prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës”, theksoi Presidenti Sejdiu gjatë një vizitë që i bëri sot Prokurorisë së Shtetit.

Gjatë takimit me Ismet Kabashi, Kryeprokuror i Shtetit, si dhe me Kryeprokurorin e EULEX-it, Johannes Van Vreeswijk, Presidenti Sejdiu tha se e përkrahte plotësisht punën e Prokurorisë dhe të sistemit gjyqësor në përgjithësi në fushën e sundimin e plotë të ligjit dhe zbatimin e përgjegjësive që kanë institucionet e sundimit të ligjit në misionin e tyre.

“Nuk është kohë e largët që unë i kam dekretuar këta njerëz me besim të plotë që do të jenë në nivelin më të lartë të ushtrimit të përgjegjësive që i kanë marrë, Po kështu mund të them se jemi në një proces të thellë të reformës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial me një përpjekje që të bëhet rekrutimi i gjyqtarëve dhe i prokurorëve në numër të bollshëm dhe të përputhshëm me standardet ndërkombëtare”, tha Presidenti Sejdiu.

Ndërsa, duke e vlerësuar vizitën e Presidentit Sejdiu në Prokurorinë e Shtetit si shenjë të përkrahjes së fuqishme të Presidentit për punën e Prokurorisë dhe të sistemit gjyqësor në përgjithësi, Kryeprokurori Kabashi tha se e kishte informuar Presidentin Sejdiu për gjendjen e prokurorive, tha: “Jemi në fazën e konsolidimit me anën e procesit të riemërimit, bartës i të cilit është Presidenti. E sigurova se prokurorët në të ardhmen do të dhënë kontributin e tyre për sundimin e ligjit dhe luftimin e të gjitha dukurive negative, të cilat e pengojnë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt Evropës”.

Duke folur për vështirësitë me të cilat ballafaqohet institucioni i Prokurorisë së Shtetit, Presidenti Sejdiu theksoi: “Nuk e kanë lehtë, sepse përveç vështirësive infrastrukturore është e nevojshme edhe ndërlidhja e tyre me institucionet e tjera të sistemit gjyqësor dhe të organeve të ndjekjes”.

Në të gjitha vendet e demokratike këto pushtete janë të ndara, vijoi Presidenti Sejdiu, kanë rolin e mirë, nëse mbesin të ndara, por kanë interesin nacional të një vendi që e mbrojnë.

“Interesi ynë është sundimi i ligjit, jo vetëm që është pjesë e vrojtimit të Kosovës për të pasur një funksionim të mirë të sundimit të ligjit si pjesë e standardeve, por edhe interes i Kosovës për të pasur sundim të mirë të ligjit”, tha ai.

Duke mos dashur t’i komentojë pyetjet për angazhimet e zyrtarëve të rëndësishëm të Kosovës në luftën kundër korrupsionit,të cilët, sipas Presidentit Sejdiu kanë përgjegjësi të ndihmojnë në pajtim me atë që parashihet me ligj dhe me kushtetutë, Presidenti tha se është pjesë e përgjegjësisë së drejtpërdrejtë që sistemi prokurorial dhe gjyqësor të bëjë punën e vet, meqë askush s’është mbi ligjin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2020

- Në Ditën Botërore të Popullsisë, organizata SIT, organizon aktivitetin ku do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 9:00)

 - Aktivistë të shoqërisë civile organizojnë aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin pasi qe po bëhen 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.  (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë. (Qendra Kulturore Informative Boshnjake - Rr. Agim Ramadani, nr. 375 - Aktash, ora 12:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbahet ligjëratë "25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë" me ligjërues Akademik Ferid Muhić Moderator dhe bashkëbisedues Bekim Blakaj - Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. (Livestream në Facebook - Humanitarian Law Center, ora 15:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- - Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bahet aksion simbolik: Ndezje e qirinjëve para Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)