11 Korrik 2020

Presidenti i Kosovës shkelësi më i madh i Kushtetutës

Prishtinë, 1 korrik - Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Sejdë Tolaj vlerësoi sot se presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu  është shkelësi më i madh i Kushtetutës së vendit.

Në konferencën për media Tolaj ka vlerësuar se që nga zgjedhja për president të vendit Fatmir Sejdiu po abuzon me pozitën zyrtare, nuk po vepron në harmoni me kompetencat dhe përgjegjësive që janë të përcaktuara në kapitullin V të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si akti më i lartë juridik në vend.

“Fatmir Sejdiu nuk përfill nenin 83 të Kushtetutës, pra nuk po përfaqëson unitetin e popullit. Zyra e Fatmir Sejdiut është e njohur tani më si vend takim ku vihen në lajthitje, blihen dhe trafikohen deputet dhe zyrtar të ndryshëm të jetës politike dhe institucionale, veprim ky që është në kundërshtim me vullnetin politik të qytetarëve të vendit”, ka thënë Tolaj.

Gjithashtu presidenti I vendit nuk po respekton nenin 84, pika 2 dhe nenin 88 pika 2, pra nuk po garanton funksionim kushtetues të institucioneve të vendit pasi që me këto nene nuk i lejohet që të ushtroj asnjë funksion në parti politike, ka thënë Tolaj.

“ Vetë fakti se emri i Fatmir Sejdiut zyrtarisht figuron si kryetar i LDK-së në regjistrimin e partive politike  në KQZ, ndërsa 31 marsi 2010 ka qenë afat i fundit kur subjektet politike është dashur të aplikojnë, është argument i cili  flet haptazi për shkeljen e rëndë të këtij neni. Arsyetimet dhe shpjegimet e Sejdiut se gjëja nuk po bën shkelje kushtetuese janë jo vetëm qesharake por shpeshherë nga ana e tij përdoret fjalor dhe terminologji  bastarduese e komunikimit zyrtar”, ka vlerësuar Tolaj duke paraqitur qëndrimet e LDD lidhur me keqpërdorimin e funksionit të presidentit.

Tolaj kritikoi edhe KQZ-në e cila nuk po i respekton dispozitat ligjore të cilat obligojnë partitë politike që në aftin prej 36 muajsh të mban kuvendet zgjedhore.

“ Rregulla zgjedhore nr 01/2008 për Regjistrimin dhe veprimin e partive politike, përkatësisht neni 13 pika 1 thotë qartë se subjektet politike janë të obliguara që së paku në çdo 36 muaj të mbajnë kuvendet e tyre zgjedhore.

Partitë politike të koalicionit PDK-LDK edhe pse nuk ju është lejuar me ligj pjesëmarrja në zgjedhje, pasi që nuk kanë mbajtur kuvendet zgjedhore më shumë se 36 muaj, sidomos në balotazh, atyre nga KQZ ju vazhdohet  regjistrimit edhe pas 31 marsit 2010”.

Tolaj theksoi se LDD shpreson që Gjykata Kushtetuese do ta jap verdiktin e shkeljeve të rënda të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga ai që është i thirrur më së shumti për implementimin e saj .

“Përndryshe Fatmir Sejdiu do të mbetet në historinë e qeverisjes me Presidencën e Republikës së Kosovës jo vetëm si shkelësi më i madh i ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë,por edhe si modeli më i keq i qeverisjes me institucionin më të lartë të vendit”, tha Tolaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2020

- Në Ditën Botërore të Popullsisë, organizata SIT, organizon aktivitetin ku do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 9:00)

 - Aktivistë të shoqërisë civile organizojnë aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin pasi qe po bëhen 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.  (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë. (Qendra Kulturore Informative Boshnjake - Rr. Agim Ramadani, nr. 375 - Aktash, ora 12:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbahet ligjëratë "25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë" me ligjërues Akademik Ferid Muhić Moderator dhe bashkëbisedues Bekim Blakaj - Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. (Livestream në Facebook - Humanitarian Law Center, ora 15:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- - Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bahet aksion simbolik: Ndezje e qirinjëve para Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)