26 Prill 2024

Presidenti bëri përpjekjen më të egër për të shthurur rendin kushtetues të Kosovës

Prishtinë, 22 prill - Kryeministri Albin Kurti , ka mbajtur konferencë për medie, në lidhje me takimin e sotëm që presidenti Thaçi zhvilloi me partitë politike në Kosovë.

Kryeministri në detyrë Kurti, ka deklaruar se kjo çfarë sot bëri presidenti, është përpjekja më e egër e tij për të shthurur rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

“Me këso veprimesh e taktikash shpaloset përpjekja për të blerë ilegalisht kohën që ua shkurtoi vullneti i votuesve më 6 tetor”, është shprehur kryeministri Kurti.

Kurti tha se takimi i presidentit është në kundërshtim me Kushtetutën dhe se formalizimi i deklarimeve të sotme pa dyshim do të përfundojnë në Gjykatën Kushtetuese”.

“Vullnetin e shprehur me votë nga qytetarët po përpiqet që ta mbyll (v.j. presidenti Thaçi) me një dekret anti-kushtetues, ku do të përjashtojë partinë e parë fituese të zgjedhjeve. Nga roli unifikues dhe kompetencat që ja parashtron Kushtetuta, presidenti sot doli në ilegalitet. Andaj formalizmi i deklarimeve të sotme do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese pa dyshim”, tha Kurti.

Se kjo sipas tij është procedura e vetme të cilën e parasheh Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk është vënë asnjëherë në dyshim as në praktikën e deritanishme kushtetuese.

"Se nuk ka pasur asnjëherë takime konsultative me partinë politike që ka fituar shumicën në Kuvend është një fakt notor i njohur nga të gjithë."

"Se presidenca shpërfill rastet e vitit 2010 dhe 2017 kur është shpërndarë Kuvendi dhe janë shpallur zgjedhjet në po të njëjtën ditë kur mocioni i mosbesimit është votuar në Kuvend, po ashtu është një fakt i mire njohur," ka theksuar Kurti.

Në fakt sipas tij zgjedhjet janë opsioni i vetëm pas një mocioni të suksesshëm të mosbesimit është theksuar edhe nga vet Presidenti në vitin 2010, kur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, të datës 02.11.2010 kur kanë kërkuar votat pro mocionit të mosbesimit ai ka theksuar se “Sot besoj se do të votoni drejt duke i vënë fund krizës institucionale e politike e pastaj të dilni para qytetarëve në zgjedhje të reja për të rimarrë besimin e tyre.

"Duke e bërë një veprim të tillë, i cili është plotësisht në përputhje me kushtetutën tonë, ju i hapni rrugë krijimit të institucioneve të reja më të fuqishme të shtetit tonë me një legjitimitet të ri", ka nenvizuar Kurti

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)