26 Prill 2024

Premtuan punësimin e secilës familje të papunë, por harruan

Prishtinë, 13 mars - Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare nga 31 maj deri më 11 qershor 2017 subjekti politik Nisma, pati dhënë një premtim interesant nga shumë premtimet e dhëna në fushatë në krahasim nga partitë tjera.

Subjekt politik Nisma, kishte premtuar se gjatë mandatit të tyre, fokus kryesor do të jetë punësimi sidomos i familjarëve që nuk kanë asnjë të punësuar, por si duket  ky premtim u harrua.

Ky subjekt arriti të fitoi disa mandate në parlament dhe që të bëhet edhe pjesë e qeverisë, ku pos pozitës së zëvendëskryeministrit, morri në udhëheqje edhe Ministrinë e Punës e Mirëqenies Sociale atë të Arsimit, Shkencës e Teknologjisë , të Tregtisë e Industrisë dhe disa zëvendës ministra.  

Por, si duket me marrjen e disa pozitave qeveritare premtim i punësimit të familjarëve që nuk kanë asnjë të punësuar u la në harresë, pos punësimeve partiake e familjare në disa ministri e e institucione tjera.

“Projekti për punësimin e një anëtari të secilës familje përfituese të kategorisë së dytë të Skemës së Ndihmës Sociale të cilët nuk e kanë asnjë të punësuar, ka nisur së zbatuari vitin e kaluar”, tha këshilltarja për medie e ministrit të Punës e Mirëqenies Sociale për “SyriKosova” Mimoza Kqiku.

Sipas saj ministri Skender Reçica, së bashkë me zëvendëskryeministrin Fatmir Limaj kanë zhvilluar takime me këto familje në shumë komuna të Kosovës ku kanë bashkëbiseduar për mundësinë e kyçjes së tyre në Masat Aktive të Tregut të Punës (punë publike, subvencionim në pagë, vetëpunësim, praktikë në punë) dhe në aftësim profesional.

“Një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të këtyre familjeve janë përfshirë në masat aktive të tregut të punës dhe ne jemi duke vazhduar implementimin e këtij projekti, ku edhe në vazhdimësi do të takohemi me këto familje dhe do t’i përfshijmë në masa aktive të tregut të punës dhe aftësim profesional”, tha këshilltarja e Ministrisë së Punës e Mirëqenies Sociale.

/Syri Kosova - B.T/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)