26 Prill 2024

Peterle ia dorëzoi Thaçit raportin për zgjedhjet në Kosovë

Prishtinë, 12 shkurt - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot shefin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle, i cili ia dorëzoi raportin për zgjedhjet në Kosovë.

Presidenti Thaçi dhe shefi i Misionit Vëzhgues të BE-së, Alojz Peterle u pajtuan që zgjedhjet në Kosovë ishin të lira, demokratike, duke përmbushur standardet evropiane.

Shefi i Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet në Kosovë, Alojz Peterle ka kërkuar që të vazhdohet me reformën elektorale.

 Me këtë rast, presidenti Thaçi ka theksuar e brenda spektrit politik në Kosovë ekziston një gatishmëri për të përfunduar reformën elektorale.

Kjo reformë sipas presidentit Thaçi do të forcojë edhe më shumë demokracinë në vend dhe do të modernizojë sistemin elektoral në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)