19 Korrik 2019

Pesë dështimet e Qeverisë në rrugën e integrimit Evropian

Prishtinë, 9 maj - Republika e Kosovës vazhdon të përballet me sfida serioze në rrugën e integrimit Evropian. Nivelet e këtyre sfidave janë të dyfishta.

E para, ajo e pamundësisë politike për tu garantuar që perspektiva Evropiane e Kosovës është e pakontestuar nga çdo shtet anëtar i BE-së, që natyrisht reflekton në mënyrën e vendimmarjes në Këshill të BE-së në raport me çështjet që lidhen me Kosovën.

 E dyta, mungesa e një përkushtimi minimal të Qeverisë dhe akterëve të tjerë politik për të zbatuar në mënyrë solide reformat e kërkuara nga ajo që tashmë njihet si politikë e zgjerimit e BE-së.

Në këtë Shënim Politikash, ne i bëjmë një analizë dështimeve të Qeverisë së Kosovës në vitin 2018 dhe fillim vitin 2019 sa i përket zbatimit të agjendës së integrimit Evropian.

Mbi këtë bazë, janë pesë fusha ku Qeveria dhe akterët tjerë relevant kanë theks të shtuar të papërgjegjësisë dhe rrjedhimisht dështimet janë më se të vërejtshme.

1.    Klientelizmi, madhësia enorme e Qeverisë, menaxhimi abuziv i parasë publike dhe një sektor publik jo-efiqient;

2.    Mungesa e një reforme thelbësore në sistemin e drejtësisë dhe ndikimi politik;

3.    Një sektor privat jo konkurrent, me tendencë monopolizimi dhe mungesa e një sistemi solid të ruajtjes së konsumatorit;

4.    Sistemi arsimor i bazuar në premisa të nën-rregullimit, mungesës së kualitetit dhe konkurrueshmërisë me rajonin dhe më gjere;

5.    Një tendencë në rritje e migrimit si rezultat i imazhit në rënie të institucioneve publike dhe mungesës së barazisë para ligjit.

1.
Sektori publik në përgjithësi vazhdon të jetë i prekur thelbësisht nga dukuria e nepotizmit. Emërimet e larta publike, përfshirë ato në shërbimin civil por edhe në institucionet e pavarura që i raportojnë Kuvendit, mbesin të kontrolluara nga interesa të ngushta partiake dhe/apo klanore.

Një perspektivë e tillë së fundmi është shfaqur në rastin e punësimeve në ndërmarrjen publike Telekomi i Kosovës, por jo vetëm.

Megjithëse Qeveria duhej t’i përkushtohej një standardi minimal të largimit nga kjo dukuri, ajo jo vetëm që nuk ka dhënë as dëshminë më të vogël që është e përkushtuar ndaj një politike të tillë të integritetit por shpesh ka dalur në mbrojtje të parimit që ‘kjo përbën një sjellje normale kur tashmë një zakon i tillë është i etabluar në sistemin publik’.

Lufta ndaj klientelizimit dhe nepotizmit është një ndër segmentet më substanciale të kërkesave të politikës së zgjerimit, dhe dështimi i Qeverisë dhe institucioneve gjegjëse për të respektuar atë është tregues i një qasje seriozisht kundër vlerave të procesit integrues.

Në anën tjetër, jemi dëshmitar që Kosova përballet me një sektor publik në rritje, me qeverinë me numrin më të madh të dikastereve dhe kabineteve në rajonin e Evropës Jug Lindore të krahasueshëm me një shtet që është 100-fishi i Kosovës, përbën dëshmi që ajo nuk ka treguar as minimumin e përkushtimit për t’
ju përmbajtur kërksave të PAR dhe racionalizimit të procesit te vendimmarrjes.
Menaxhimi i financave publike vazhdon të jetë pre e shkeljeve të standardeve ligjore. Një gjë e tillë vërehet në vendimet e Qeverisë për të shfrytëzuar, përkatësisht keqpërdorur, fondin rezervë. Shumica nga vendimet financiare të Qeverisë në këtë drejtim janë bërë në shkelje të klauzolës së Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike i cili përcakonte kriteret mbi bazën e të cilave mund të bëhet shfrytëzimi i fondit rezervë.

2.
Ndikimi politik në sistemin e drejtësisë mbetet sërish një ndër brengat kryesore në procesin e integrimit Evropian. Qeveria nuk ka bërë asnjë hap konkret në drejtim të një reforme përmbajtësore në sektorin e sundimit të ligjit në vitin 2018 dhe fillim vitin 2019.

Edhe pse Qeveria kishte planifikuar një ‘kuazi’ reformë përmes të ashtuquajturit rishikimi funksional i sektorit të drejtësisë, një gjë e tillë nuk ka përfunduar ende dhe as nuk ka dhënë dëshmi të një përkushtimi minimal të asaj që duhet arritur.

Përbërja dhe rregullimi aktual i sistemit të drejtësisë e bënë atë të paaftë, shpesh herë edhe për shkak se është krykëput i ndikuar, në luftimin e suksesshëm të korrupsionit, krimit, nepotizmit dhe keqpërdorimin aktiv të pozitave dhe parasë publike. Në vend se të kontribuoj në përmirësimin e kësaj gjendje, Qeveria aktuale vetëm sa e ka e përkeqësuar atë.

Në anën tjetër ka dështim të institucioneve përgjegjëse për të adresuar në thelb mungesën e vendimeve gjyqësore të prera për figurat e larta publike të cilat janë hetuar ose janë publikisht të denoncuar si të përfshirë në korrupsion apo krim serioz.

Për më tepër, kultura e imunitetit politik ndaj sistemit të drejtësisë po vazhdon me të njëjtin trend, dhe shoqërohet me situata kur ministra të qeverisë që janë të akuzuar për vepra penale vazhdojnë të ushtrojnë detyrat e tyre në mënyrë të pakontestuar.

3.
Në anën tjetër, zhvillimi ekonomik vazhdon të jetë peng i një sektori privat cdo herë e më shumë të monopolizuar dhe të paaftë t’i bëj ballë konkurencës nga jashtë.

Një tregu të punës i cili ndonëse aspak favorizues ballafaqohet me shpërputhje të theksuar të kërkesave të tregut dhe përgatitjes profesionale të fuqisë punëtore, përgjegjësi të cilën kanë dështuar ta plotësojnë institucionet e arsimit të lartë. Në anën tjetër, mbrojtja e konsumatorit vazhdon të jetë një fushë ku nuk është ndier ende dora e Qeverisë.

4.
Gjatë këtyre viteve, Qeveria nuk kishte vullnetin të ndërmerrte një strategji të reformës substanciale të sistemit të arsimit të lartë, për t’ia kthyer atij kredibilitetin dhe cilësinë e kërkuar; sigurinë dhe kualitetin e marrjes së titujve, garantimin e përshtatjes e sistemit arsimor me nevojat e tregut bashkëkohor dhe, më së shumti, forcimin e sistemit të luftës ndaj abuzimit në sistemin e arsimit të lartë.

5.
Migrimi, ndonëse kësaj radhe brenda suazave të migrimit te ligjshëm, është rikthyer si shqetësim kombëtare që sinjalizon qartë pakënaqësite e qytetarëve me mënyrën e qeverisjes në vend.

Qeveria nuk dëshmoi në asnjë rast në vitin 2018 dhe fillim vitin 2019 që ajo gëzonte aftësinë për tu përballur me këtë çështje, dhe as që ka ndërmarr ndonjë veprim strategjik për ta planifikuar një politikë që e parandalon një gjë të tillë.

Dështimet që sapo u përmendën, kanë të përbashkët mungesën e vullnetit dhe përkushtimit të vendimmarrësve dhe përfaqësuesëve politik për të zbatuar me sukses reformat e nevojshme në kuadër të politikës së zgjerimit të BE-së.

Kosova vazhdon të përballet me probleme thelbësore në funksionimin e mirëfilltë te pothuajse secilës sferë publike, dhe rëndom progresi potencial shndrrohet në regres të parashikuar.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 korrik 2019 - Ekipi i Luftimit të Brigadës së Këmbësorisë së 44-të, Garda Kombëtare e Ushtrisë së New Jersey do të marrë komandën e MNBG-E nga Ekipi i Luftës së Brigadës së 29-të të Mbrojtjes së Këmbësorisë, Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Hawaii ku menjëherë pas ceremonisë do të mbahet një konferencë shtypi. (Camp Bondsteel, ora 9:00)

- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, në bashkëpunim me Katedrën e Kirurgjisë dhe Fakultetin e Mjekësisë mbajnë mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Prof.dr. Gazmend Shaqiri. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin e Punës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale 'KRU Prishtina', të Ndërmarrjes Publike ,,Posta e Kosovës", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantohen të arriturat e Administratës Tatimore të Kosovës për periudhën Janar-Qershor 2019. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Grupi i Aktivisteve protestojnë para policisë në Fushë Kosovë për të mos lejuar që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të Policise dhe Prokurorise që sipas tyre më së paku i mbrojnë. (Marrshimi nis nga lagja Meshari te pazari për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
 
- Matt Taylor, regjisor i “Rick & Morty Exquisite Corpse”, prezanton filmat e animuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar - Anibar. (Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 14:00)

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019" në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në Deçan behët hapja e Panairit Verorë 2019. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)
 
- Fondacioni Lumbardhi prezanton ekspozitën 'Kino e artistit' Vladimir Miladinović. (Kinema Lumbardhi, ora 19:30)

- Fondacioni Lumbardhi organizon koncertin e këngëtares kroate te pop dhe jazz, Vesna Pisaroviç Quartet: "The Great Yugoslav Songbook". (Kinema Lumbardhi, ora 21:00)