26 Prill 2024

Përplasja me BE garanton mos liberalizimin e vizave dhe ardhme të pa qartë

Prishtinë, 25 mars - Dje, Ministritë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë dhe Francës kanë shprehë shqetësimin për situatën politike në Kosovë.

Në veçanti sipas Institutit Epik dy vende kanë nënvizuar se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë është çështje e sigurisë Evropiane dhe në këtë drejtim Presidenti Macron dhe Kancelarja Merkel do të ftojnë Samit të veçantë në Paris.

Njëkohësisht, pardje Kancelarja Merkel ka shprehur qëndrimin e saj se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

Instituti Epik vlerëson se këto zhvillime ndodhin në një sfond të pa precedentë. Këtë javë Ministrja e Jashtme e Spanjës, znj. Arancha González, ka përkrahur vendimin e Kosovës për heqjen graduale të tarifës 100%.

Në këtë kontekst, Instituti EPIK shpreh shqetësim të thellë për ashpërsimin e përplasjeve në mes spektrit politik të Kosovës dhe aleatëve kyç Evropian, si dhe ndasinë e vazhdueshme në mes Kosovës dhe BE-së.

E ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian. BE mbetet larg mbështetës më i madh financiar dhe ekonomik i Kosovës dhe rajonit. Anëtarësimi në BE është konsensus më sublim i qytetarëve të vendit, me ç’rast 90% e qytetarëve dëshirojnë anëtarësimin në BE.

Dëshirojmë të nënvizojmë faktin se nga 1 korrik 2020, Gjermania do të merr kryesimin e Presidencës së BE-së.

Si vendi më i madh në BE, Gjermani tani më ka konfirmuar qëndrimin pro liberalizimit të vizave. Pas vendimit historik për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky vit shënon mundësinë për vendim pozitiv për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Vazhdimi i diskursit të përplasjes me BE-në do të sjell pasojat negative për vendin, pasi që rrezikojmë të mbesim i vetmi vend pa liberalizimin e vizave për një të ardhme të parashikueshme, ndërsa vend i vetëm pa aplikuar për statusin e vendit kandidat për një të ardhme të pa parashikueshme. I rrethuar nga të gjitha vendet të cilat janë duke progresuar drejt BE-së, Kosova rrezikon të mbetet vend i vetëm me ardhme të pa qartë në Ballkanin Perëndimor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)