26 Prill 2024

Përmbyllet afati për certifikim të zgjedhjeve në veri

Prishtinë, 19 prill - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të Subjekteve Politike që duan të marrin pjesë në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, të cilat do të mbahen më 19 maj.

Gjatë kësaj kohe kanë aplikuar gjithsejt: 3 subjekte politike. Në katër komunat kanë aplikuar Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbska.

Të gjitha aplikimet do të shqyrtohen nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, që do të paraqesë në KQZ rekomandimet përkatëse për secilin prej tyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)