27 Prill 2024

Përfunduan nënshkrimet kundër Marty në Luginën e Preshevës

Preshevë, 16 janar - Mijëra qytetarë në Luginën e Preshevës kanë nënshkruar peticionin kundër raportuesit të KE-së, Dick Marty, të organizuar nga OVL e UÇPMB-së.

Aksioni për grumbullimin e nënshkrimeve është mbyllur dje nga ana e organizatorit, ndërsa jozyrtarisht bëhet të ditur për grumbullimin e mijëra nënshkrimeve nga tre komunat e këtij rajoni: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Peticioni do të jetë pjesë e peticioneve që po vijojnë të zhvillohen kundër raportit të Marty-t dhe që do të prezantohen në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Partitë politike, shoqatat joqeveritare dhe qytetarët e Luginës së Preshevës kanë reaguar njëzëri kundër raportit të Marty-t, në të cilën akuzohen krerët e UÇK-së për trafikim të organeve njerëzore dhe për vepra të tjerë të kryera nga përfundimi i luftës së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)