01 Maj 2024

Përfundon Java e Gruas 2019

Prishtinë, 29 mars - Pas pesë ditë diskutime në panele të ndryshme në kuadër të Javës së Gruas 2019, 130 pjesëmarrës të këtij programi pranuan çertifikatën për pjesëmarrje të suksesshme të Javës së Gruas.

Tema e përgjithshme e Javës së Grua 2019 ishte ‘Integriteti në Politikë. Çfarë po ndodhë në nivel lokal?

Java e Gruas është një ngjarje vjetore që ka filluar si pilot projekt në vitin 2012 nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetje nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Java e Gruas është ngjarje kombëtare që mbledhë mbi 100 gra dhe burra, përfaqësues të etnive të ndryshme, partive politike, shoqërisë civile, bizneseve, mediave dhe nga akademia.

Mbi 40 folës nga institucionet qeveritare, përfaqësues të shoqërisë civile, ambasadorë, përfaqësues të ambasadave të ndryshme në Kosovë, kryetarë të komunave nga vendet jashtë Kosovës, diskutuan bashkarishtë me pjesëmarrësit e Javës së Gruas rreth gjendjes aktuale në qeverisje lokale, përfaqësimin gjinor në institucionet e Kosovës, si dhe mundësistë për pjesëmarrje aktive të qytetarëve në qeverisje lokale.

Java e Gruas 2019 ofroj një platformë për pjesëmarrësit që të shqyrtojnë perceptimet e publikut lidhur me integritetin e proceseve politike në nivel lokal.

Temat të cilat u adresuan ndër të tjerat ishin: prokurimi i mallërave dhe shërbimeve, punësimin e shërbyesve civil në sektorët e arsimit dhe shëndetësisë në nivel lokal, formulimin dhe miratimin e buxheteve komunale si dhe angazhimin e qytetarëve në proceset politike dhe vendimmarrëse lokale.

Përmes sesioneve interaktive, Java e Gruas u mundësoj pjesëmarrësve të avancojnë njohuritë dhe aftësistë e tyre në komunikim dhe të folurit para publikut, zhvillim të politikave dhe po ashtu ofron mundësi për rrjetëzim.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)