26 Prill 2024

Përfshirja e personave me aktakuza në listat zgjedhore cenon shtetin ligjor

Prishtinë, 4 shtator - Fondacioni i Uestminster për Demokraci (WFD) në partneritet me Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), organizon tryezën e diskutimit “Çfarë kandidatë ofrojnë partitë politike në zgjedhjet e vitit 2019”. 

"Tash e sa vite jemi dëshmitarë të përfshirjes së personave që janë subjekt të procedurave hetimore, me aktakuza dhe dënime jo përfundimtare gjyqësore në listat e kandidatëve për zgjedhje", vlerëson WFD dhe IKD.

Ky fenomeni negativ sipas WFD-së dhe IKD-së cenon vlerat dhe standardet demokratike të një shtet ligjor.

Partitë politike kanë afat deri me 6 shtator për dorëzim të listave të kandidatëve për zgjedhje që do të mbahen me 6 tetor.

"Përmes prezantimit të praktikave të mira ndërkombëtare dhe gjendjes aktuale në Kosovë rreth këtij fenomeni, synojmë të ngrisim debatin publik dhe të bëjmë thirrje partive politike që të mos përfshijnë persona që janë subjekt të procedurave hetimore, me aktakuza dhe dënime jo përfundimtare gjyqësore në listat e kandidatëve për zgjedhje, si dhe të vetëdijësojmë qytetarët që të mos votojnë personat të tillë në rast se përfshihen në lista të kandidatëve", theksojn WFD dhe IKD. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)