21 Janar 2021

Partitë politike nuk merren vesh për datën e zgjedhjeve

Prishtinë, 8 tetor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi takoi shumicën e përfaqësuesve të partive politike për tu marrë vesh në lidhje me datën e zgjedhjeve nacionale. Mirëpo nuk u dha ndonjë datë konkrete kur duhet të mbahen zgjedhjet dhe as partitë nuk treguan për ndonjë datë konkrete.

Sipas Krasniqit Kosova duhet t’i ketë institucionet e konsoliduara më së largu deri më njëzet e tetë marsi të 2011-së.

“Të gjitha subjektet politike, ose partitë politike që ishin në takimin e sotëm janë dakord që të mos ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, por zgjedhje të parakohshme na imponon situata. Të gjithë në një formë ose tjetër, janë në pajtueshmëri që të respektohet ligji dhe Kushtetuta, por ka kërkesa të ndryshme që të mbahen në fillim të shkurtit, mes shkurtit, apo fillim të marsit”, tha Krasniqi.

“Megjithatë ne do të kemi konsulta edhe me Komisionin Qendror Zgjedhor  (KQZ) që ta dije saktësisht se cili do të jetë afati optimal për të konstituuar institucionet që dalin nga zgjedhjet e lira”, tha ai.

Krasniqi tha se njëzet e tetë marsi, Kosovën duhet ta gjejë me parlament të konstituuar me kryetar të Parlamentit edhe me President të Kosovës.

“Kjo është e domosdoshme që 28 marsi ta gjej Kosovën me këto institucione të reja të dala nga zgjedhjet. Ndoshta nëse miratohet ligji i ri dhe shkurtohen disa afate të ankimeve dhe nëse subjektet politike arrijnë t’i reduktojnë afatet e ankimimeve ndoshta edhe ne do ta marrim vendimin përfundimtar për të shpallur zgjedhjet. Do të thotë kemi mbet që edhe javën e ardhshme të konsultohem edhe me ekspertë vendorë, prapë me KQZ, ndoshta edhe me ndonjë ekspert ndërkombëtar që ta caktojmë ditën e zgjedhjeve”, tha ai.

Krasniqi tha se janë të pajtueshëm të gjithë që të ketë zgjedhje të parakohshme, dhe sipas tij, duhet ekspertët ta dhënë mendimin e tyre dhe ta caktojnë datën.

“Vullneti edhe i imi është ndoshta të mbahet edhe në maj, kur koha është edhe më e mire. Për mu mandati përfundon me 28 mars dhe unë jam i interesuar  që me 28 mars, më së fundi Kosova ti ketë institucionet që dalin nga zgjedhjet e lira”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00)