26 Janar 2021

Pacollit i duhen edhe katër nënshkrime për mocion

Prishtinë, 27 tetor – Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha se deri më tani ai ka arritur t’i mbledh 36 nënshkrime për mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Sipas kësaj përllogaritje Pacollit i duhen vetëm edhe 4 nënshkrime për ta bërë këtë. Ai tha se këtë mocion e kanë nënshkruar edhe deputet e opozitës, që nuk përmendi nga cila parti.
“Deri më tani janë mbledh 36 nënshkrime dhe ka fundi i javës së ardhshme po besoj se do të kryhet kjo punë”, tha Pacolli në një konferencë për media ku paraqiti kandidatin e tij për kryetar të komunës në zgjedhjet e Rahovecit që do të mbahen.

Pacolli prapë qëndroi prapa asaj se në mocion nuk duhet të shkruhen arsyet, por vetëm kriza, si njëra nga arsyet. I pyetur nga gazetarët se për çfarë arsye nuk e ka cek në mocion fjalën dështim të qeverisë po krizë. Pacolli u përgjigj se nuk është koha e duhur. “Tash jemi në një gjendje të vështir institucionale dhe duhet sa ma shpejt të bjer kjo qeveri për të dal nga kriza”, tha Pacolli.

Ai përmendi edhe disa akuza që disa partia tjera i kanë hedhur në adresë të AKR-së për afërsi me PDK-në e Hashim Thaçit. “AKR-ja nuk është satelit i asnjë partie dhe asnjëherë s’ka qenë dhe as nuk do të jetë”, tha Pacolli.

Ndërsa bëri të ditur se edhe këto zgjedhje do ta ketë një parti që do të bëj koalicion me të për zgjedhjet nacionale. Ai tha se me Partin e Drejtësisë të Ferid Aganit do të nënshkruaj koalicion për zgjedhjet nacionale. “Po ua kumtoj këtu se me PD do të hyjmë në zgjedhjet nacionale si koalicion, por nënshkrimin e këtij koalicioni do ta bëjmë së shpejti”, tha Pacolli.

AKR-ja në zgjedhjet lokale që u mbajtën në vitin 2009 bëri koalicion me LDD e Nexhat Dacit dhe nuk fituan asnjë komunë, por vetëm sa iu ra përqindja e besimit në opinion.

Më vonë thanë se patën disa probleme të mos koordinimin  të punëve me degët dhe nëndegët që dolën humbës të mëdhenj.

Tash së fundi AKR-ja ka shfaqur edhe më shumë afërsinë me PDK-në duke i ndalur akuzat që e kishte thumbuar shpesh PDK-në.

Madje për privatizimin e Aeroportit të Prishtinës lideri i AKR-së, Pacolli pati thënë se është bërë me dallavere fund e krye. Ndërsa tash ka ndryshuar qëndrim krejt.

Elhami Ismajli 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Dhjetor 2020 - Punëtorët teknik  te cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të  protestojnë për pagën e tyre të muajit dhjetor 2020 të cilën ende nuk e kanë marr dhe për  mos  pajisje me kontratës së punës. (Para Rektoratit të UP-së”, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, OJQ “Handikos” dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ambasadorja e Francës në Kosovë, znj.Marie-Christine Butel do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 9:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim virtual me temë "Rekrutimet jo meritore në sektorin publik: a do ta ndryshojnë institucionet e reja rrethin vicioz në rreth të virtytshëm?”. (https://zoom.us/j/93876352348, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Këshillit Gjyqësor të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Mbledhja mbahet përmes aplikacionit ZOOM, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Reforma zgjedhore në Kosovë: Sa është prioritet në programet e partive politike?”. (https://zoom.us/j/92385065303, ora 10:30)

- Promovohet libri i autorit Faton Mehmetaj ''Deçani Nëpër Shekuj'' - Promovimi i Trashëgimisë  Kulturore. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër teatrit kombëtar. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e Qendrës Kulturore në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti takon menaxhmentin e Trepçës dhe viziton flotacionin e mineraleve. (Miniera e Trepçës- Stantërg, ora 15:00)