26 Janar 2021

OSBE publikon doracakun për mbrojtjen e të drejtave të njeriut

Prishtinë, 27 tetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë (OSBE) ka publikuar sot një doracak të mekanizmave për mbrojtje të të drejtave të njeriut. Katalogu i titulluar “Ushtro të drejtat tuaja!” ofron informacione për ndihmën juridike në dispozicion kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, dhe shërben si mjet praktik për pjesëtarët e të gjitha komuniteteve.

“Gjetjet tona tregojnë që mekanizmat e ndryshëm të themeluar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk janë duke u shfrytëzuar plotësisht. Me ofrimin e një liste të instrumenteve në dispozicion, ne duam të informojmë publikun mbi mekanizmat ekzistues dhe ndihmën e mundshme. Ky publikim është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Misionit për të siguruar qasje në këto mekanizma dhe zhvillimin e tyre“, tha Susan Heintz, Drejtore e Departamentit të OSBE-së për të Drejta të Njeriut dhe Komuniteteve.

Katalogu është në dispozicion në pesë gjuhë: anglisht, shqip, serbisht, turqisht, dhe në gjuhën rome. Ai përmban informata për 24 institucione, agjenci dhe organizata ku individët apo komunitetet mund të kërkojnë ndihmë për mbrojtjen e të drejtave të tyre, si dhe mbulon tema si të drejtat e përgjithshme të komuniteteve, çështjet gjinore, kthimin, mediat, sigurinë, punësimin në sektorin publik, pronën, të drejtat e fëmijëve, përdorimin e gjuhëve dhe arsimin.

OSBE promovon të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e mirë në Kosovë, duke i pasur të drejtat e komuniteteve, pjesëmarrjen e qytetarëve, dhe qasje të barabartë në shërbime dhe lirim nga diskriminimi në qendër të aktiviteteve të


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Dhjetor 2020 - Punëtorët teknik  te cilët punojnë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të  protestojnë për pagën e tyre të muajit dhjetor 2020 të cilën ende nuk e kanë marr dhe për  mos  pajisje me kontratës së punës. (Para Rektoratit të UP-së”, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti pret në takim përfaqësuesit e shoqatës “Down Syndrome Kosova”, SOS Fshatrave të Kosovës, OJQ “Handikos” dhe përfaqësuesit e strehimoreve të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Meliza Haradinaj-Stublla dhe Ambasadorja e Francës në Kosovë, znj.Marie-Christine Butel do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 9:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim virtual me temë "Rekrutimet jo meritore në sektorin publik: a do ta ndryshojnë institucionet e reja rrethin vicioz në rreth të virtytshëm?”. (https://zoom.us/j/93876352348, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Këshillit Gjyqësor të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Mbledhja mbahet përmes aplikacionit ZOOM, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Reforma zgjedhore në Kosovë: Sa është prioritet në programet e partive politike?”. (https://zoom.us/j/92385065303, ora 10:30)

- Promovohet libri i autorit Faton Mehmetaj ''Deçani Nëpër Shekuj'' - Promovimi i Trashëgimisë  Kulturore. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet afër teatrit kombëtar. (Sheshi Skënderbeu, ora 12:00)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në Inaugurimin e Qendrës Kulturore në Vushtrri. (Shtëpia e Kulturës në Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti takon menaxhmentin e Trepçës dhe viziton flotacionin e mineraleve. (Miniera e Trepçës- Stantërg, ora 15:00)