25 Shtator 2021

OSBE prezanton raportin e pestë vlerësues të të drejtave të komuniteteve

Prishtinë, 27 korrik - Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë do ta prezantojë sot edicionin e pestë të Raportit vlerësues të të drejtave të komuniteteve.

Raporti vlerëson përparimin e shënuar nga ana e institucioneve të Kosovës për sa i përket Konventës Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare të Këshillit të Evropës në fushat e dialogut ndërmjet komuniteteve, sigurisë dhe drejtësisë, gjuhës, arsimit, kthimit, të drejtave socioekonomike, kulturës dhe mediave.

Në këtë edicion të raportit janë paraqitur zhvillimet e konsiderueshme të arritura që nga mbarimi i periudhës së katërt të raportimit në qershor të vitit 2015, si dhe një sërë konstatimesh lidhur me përparimin e shënuar në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të komuniteteve në Kosovë në pajtueshmëri me detyrimet që rrjedhin nga Konventa Kornizë.

Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë, dhe Zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi do të mbajnë fjalë rasti, të përcjellur me një prezantim të raportit dhe seancë pyetjesh e përgjigjesh.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shtator 2021

- Federata e Pingpongut organizon 3 xhirot e radhës në ligën e juniorëve dhe 1 xhiro në ligen e junioreve ku do te mbahet ndeshja ndërmjet ‘Ahmet Hoxha MK’ vs ‘Lidhja e Prizrenit’. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar të Komunës nga Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, Mytaher Haskuka, do të vizitojë fshatin Nashec. (Oborri i shkollës së fshatit Nashec, ora 18:00)