26 Prill 2024

O'connell kërkon intensifikimin e bashkëpunimit mes Britanisë Kosovës

Prishtinë, 8 maj - Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairi O’Connell.

Në këtë takim, ministri Gashi dhe ambasadori O’Connell, biseduan lidhur me situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Me këtë rast, ministri Gashi vuri në dukje se Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj, janë duke angazhuar që të zbatohet ligji në tërë territorin e Kosovës,  me qëllim të përmirësimit të situatës së përgjithshme të sigurisë në vend.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të dy shteteve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi, sidomos sa i përket angazhimit të dy policive të dy vendeve, kur dihet se është e nevojshme mbështetja e përvojës së policisë britanike për Policinë e Kosovës.
   
Ndërsa ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Ruairi O’Connell, theksoi se është e rëndësishme intensifikimi i bashkëpunimit mes Britanisë së Madhe dhe institucioneve të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)