26 Maj 2020

Një delegacion i AAK-së nderoi të rënët në Makoc

Prishtinë, 19 prill - Një delegacion nga Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i përbërë nga Ahmet Isufi, nënkryetar, Burim Ramadani, sekretar i përgjithshëm, deputetja Donika Kadaj-Bujupi, kryetare e AGK-së dhe Ernest Luma, anëtar i Kryesisë, ka vizituar sot Kompleksin Memorial të Makovcit, në afërsi të Prishtinës, ku ka nderuar dëshmorët dhe martirët e këtij vendi, në 11-vjetorin e rënies.

Duke kujtuar martirët që ranë në këtë masakër dhe të gjithë dëshmorët e Malësisë së Gollakut, nënkryetari Isufi ka thënë se “sakrifica e tyre dhe lufta e lavdishme për liri e popullit të Kosovës qëndrojnë fuqishëm në themelet e shtetit që po e ndërtojmë sot”.

“Është obligim dhe detyrë e të gjithë neve që ta kujtojmë përherë sakrificën e madhe që bëri populli i Kosovës për lirinë, dinjitetin dhe pavarësinë e vendit dhe, sa herë që përulemi para të rënëve, ne marrim më shumë forcë në punën tonë të përditshme dhe në çaurjen përpara të porosisë së tyre, për një Kosovë shtet në kuptimin e plotë të fjalës, shtet të dinjitetshëm dhe pjesë e familjes së madhe të vlerave europerëndimore”, ka thënë nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2020 - Komisioni për Integrim Evropian diskuton lidhur me përmbushjen e obligimeve të Kosovës, në procesin e liberalizimit të vizave dhe shqyrton raportin e Ministrisë së Integrimit Evropian lidhur me financimin e Kosovës nga BE-ja, në luftimin e COVID-19. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 11:00)  

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Sekretarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, N302, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton Raportin Vjetor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidenti i vendit, Hashim Thaçi,  do ta vizitojë Oden Ekonomike të Kosovës. (Lokalet e OEK-ut, ora 11:30)

 - Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit Luan Qerimaj dhe 4 dëshmorëve tjerë, në Gllogjan. (Te vendi i quajtur Lejthia, Gllogjan, Deçan, ora 11:30)

- Instituti Demokraci për Zhvillim Sfidat dhe nevojat e nënave vetë-ushqyese në kohë (pas)pandemie”  (Përmes platformës online, Google Meet, ora 17:00 - https://forms.gle/HAxFHsHEScpDdMx99)