25 Janar 2021

Nisma në Skenderaj formon shtabin zgjedhor

Skenderaj, 10 janar - Nisma Socialdemokrate dega në Skenderaj mbajti sot takim me kryetarët e nëndegëve në funksione të përgatitjeve të fundit dhe mobilizimit me të suksesshëm për zgjedhjet e jashtëzakonshme te cilat do te mbahen me 14 shkurt.

Afrim Kabashi sekretari i degës në Skenderaj ka thënë se kryesia e degës dhe kryetarët e nëndegëve pas një debati konstruktiv u zotuan që të angazhohen maksimalisht që të përkrahet vizioni dhe qëndrimet në frymën socialdemokrate dhe kryetarit Limaj, ku përmes këtij qëndrimi është edhe motoja "Ta mbrojmë vendin, themelet e Shtetit dhe vlerat kombëtare".

'Në ketë mbledhje te përbashkët të kryesisë së degës me kryetar të nëndegëve u zgjodh edhe shtabi zgjedhor ku edhe u krijuan grupet mbi pergjisit, aktivitetet, detyrat për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare te 14 shkurtit', ka theksuar Kabashi.

Në kuadër te takimit të sotshëm të degës në Skenderaj sipas Kabashit pati edhe aderime me ç'rast  programit socialdemokrat nga sot ju bashkangjit i riu, studenti Valon Vojvoda!

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Shtabi i Lidhjes Demokrarike te Kosovës mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)