26 Prill 2024

Nisin aktivitetet për shënimin e Ditës së Evropës

Prishtinë, 7 maj - Me rastin e Ditës së Evropës, më 7, 8 dhe 9 Maj, Ministria e Integrimit Evropian, do të organizoj një sërë aktivitetesh, dedikuar kësaj dite, si përkushtim ndaj prioritetit qeveritar, shoqëror  e institucional në Republikën e Kosovës, integrimin euro-atlantik.

Aktivitetet fillojn sot me një ligjëratë të Ministres së Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me temë 'Arsimimi dhe Erasmus+'.

Më pastaj, do të mbahet një Koncert me muzikë klasike nga shkollat e muzikës të komunave të ndryshme si dhe aktivitetin: Integrimi evropian dhe mbështetja për ndërmarrjet e grave.

Në ditën e dytë, do të zhvillohet një Bashkëbisedim me rininë, me temën: Çka nënkupton integrimi evropian për të rinjtë e Kosovës.

Ministrja Hoxha do të vizitoj aktivitetin e grave në shesh, ndërsa do të ketë koncert të korit të fëmijëve “Okarina”.

Po ashtu, në ditën e tretë, bëhet Ndarja e çmimeve për gazetarë rreth temës së Integrimit evropian, Ndarja e çmimeve për nxënësit e shkollave të mesme për esetë rreth Ditës së Evropës si dhe Ndarja e mirënjohjeve për gratë ndërmarrëse.

Aktivitetet zhvillohen në Bibliotekën Kombëtare, Institutin e Historisë, sheshin “Zahir Pajaziti” etj.

Pjesëmarrës në këto aktivitete janë të përfshira disa institucione, kryesisht me pjesëmarrës të rinj si dhe institucionet relevante ndërkombëtare në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)