25 Janar 2021

Miratohet strategjia për privatizimin e PTK-së

Prishtinë, 14 tetor -  Kuvendi i Kosovës me 47 vota ka miratuar Strategjinë për Privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës.  Deputetët e LDK-së e kanë bojkotuar votimin ashtu sikurse edhe ata të AAK-së e LDD-së.

Shef i grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri, nuk ka ndryshuar nga qëndrimi i mëparshëm. “Nuk ikim nga ai qëndrim që ky proces të jetë i analizuar mirë, transparent dhe të shtyhet, dhe jemi kundër këtij privatizim”, tha ai.

Ramë Buja, shef i grupit parlamentar të PDK-së, tha se janë për miratimin e kësaj strategjie dhe propozon që shkohet në votim e të mos shtyhet.

Ahemt Isufi, nga grupi parlamentar i AAK-së, tha se rrjedha se si kanë ardhur deri të ky moment i privatizimit, tregon joseriozitet të Qeverisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Shtabi i Lidhjes Demokrarike te Kosovës mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)