21 Qershor 2018

Ministrja Hoxha kërkon angazhim për Agjendën e Reformave Evropiane

Prishtinë, 11 qershor - Në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Ministrja Dhurata Hoxha, falënderoi Kryeministrin Haradinaj për angazhimin e tij dhe përkrahjen për të mbledhur Këshillin si dhe përkrahjen e tij për procesin e integrimit. Në fjalën përshëndetëse për takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian, Z. Haradinaj kërkoi nga të gjitha institucionet zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive për procesin integrues, konform afateve, pa vonesë.

“Në këto takime, duam të dimë, ku jemi me Agjendën e Reformave Evropiane nga Marrëveshja, qëllim më vete është marrëdhënie kontraktuale me BE-në, plani i prioriteteve të MSA-së. Është koha e fundit ta kemi raportimin për mënyrën sa më reale të gjendjes”, theksoi Kryeministri Haradinaj, duke kërkuar avancim të procesit me një data bazë ku evidentohen të arriturat e Agjendës së Reformave Evropiane se ku gjendet secili aktivitet me interes për procesin.

Ministrja e Integrimit Evropian, e falënderoi Kryeministrin Haradinaj për angazhimin e tij dhe përkrahjen për të mbledhur Këshillin si dhe përkrahjen e tij për procesin e integrimit.

“Kërkoj të fokusohemi në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda Evropiane e Reformave dhe të dëshmojmë përkushtimin për përmbushjen e obligimeve tona për të çuar përpara procesin euro-integrues”, theksoi Ministrja Hoxha.

Ministrja kërkoi nga bartësit e përgjegjësive institucionale të pranishëm në takim që të raportojnë me fokus në të arriturat që janë shënuar dhe kur pritet të përmbushen prioritetet që janë vendosur në agjendë me afate, informacioneve konkrete për progres dhe ngecje, duke identifikuar arsyet e ngecjes.
Në takim, raportuan ministrat Mahir Jagxhillar, Abelard Tahiri, Pal Lekaj, Bejtush Gashi dhe Bajram Hasani, ndërsa Ministrja Hoxha ka përmbyllur takimin me konkluzionet, detyrat dhe afatet për zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave.

Pas takimit, Kryeministri Haradinaj dhe Ministrja Hoxha, mbajtën konferencë për medie me ç'rast u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve për procesin integrues, liberalizimin e vizave por edhe çështjet tjera qeveritare.

 
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Qershor 2018 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 9:00) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin për nder të Ditës së Komunitetit Egjiptian. (Ndërtesa e Qeverisë – salla P-31, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Radio Televizionit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, Ministria e Administratës Publike, gjegjësisht Departamenti i Administrimit të Shërbimit Civil, do të organizoj takim për shënimin e kësaj dite​. (Salla e Madhe të ish-Pallatit “Rilindja”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të diskutohet rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit” të mbështetur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, koalicioni i OJQ-ve “Java Kundër Korrupsionit 2017” organizon konferencë për media, për të shpalosur ndikimet e raportimeve të rasteve në kuadër të “Javës Kundër Korrupsionit". (Hoteli Sirius, ora 11:15)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të vizitojë Komunën e Kamenicës ku do të takohet me Kryetarin, Qëndron Kastrati. (Komuna e Kamenicës, ora 14:00)

- Në vazhdën e aktivitetit "Ditët e Kuvendit", mbahet takimi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës me qytetarë të Pejës. (Teatri profesional “Istref Begolli”, ora 14:00)

- Aleanca Franceze në Prishtinë organizon kuiz muzikor. (Sheshin Zahir Pajaziti, ora 19:00)