26 Prill 2024

Ministrja Gërvalla takoi të ngarkuarën me punë në Ambasadën e Luksemburgut

Prishtinë, 16 prill - Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim znj.Natacha Gomes, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Luksemburgut. 

Me këtë rast, ministrja Gërvalla falënderoi znj. Gomes për rolin e shtetit të saj në drejtim të ofrimit të mbështetjes për Republikën e Kosovës.

Palët diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë bashkëpunimin në rrafshin ekonomik.

Ministrja Gërvalla e njoftoi znj.Gomes me prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme, si dhe theksoi rëndësinë e avancimit të vendit në rrugën drejt BE-së.

Temë diskutimi ishte edhe menaxhimi i situatës me pandeminë Covid 19, nga ana e Qeverisë së Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)