05 Korrik 2020

Ministri i Jashtëm bullgar, Nikolay Mladenov viziton Prishtinën

Prishtinë, 10 maj - Me ftesë të Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, Ministri i jashtëm i Bullgarisë, Nikolay Mladenov do të qëndrojë nesër në Prishtinë.

Në orën 11.00, ministri  Mladenov do të pritet nga ministri Hyseni, ndërsa pas takimit do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp, ku të dy ministrat do tu përgjigjen interesit të gazetarëve.

Po ashtu, gjatë ditës ministri Mladenov do të pritet në takime të veçanta edhe nga Presidenti I Republikës, Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi, ndërsa do të ketë po ashtu takime edhe në KFOR dhe ICO.

Takimi i ministrit Hyseni me ministrin Mladenov do të mbahet në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në orën 11.00, ndërsa konferenca e shtypit do të mbahet në sallën e medieve (salla nr. 802) menjëherë pas takimit të ministrave Hyseni dhe Mladenov.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Korrik 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi Inspekton investimet në fushën e futbollit në fshatin Novosellë të Pejës. (Fshati Novosellë, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim drejtuesit e institucioneve shëndetësore. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton shpellën “Bukuroshja e Fjetun”, promovim i turizmit kulturor. (Pejë, ora 13:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Garën ndërkombëtare e automobilizimit “Kulla 2020”. (Pejë, ora 15:30)