05 Prill 2020

Ministri Agim Veliu priti në takim nënkryetarin e Parlamentit Evropian

Prishtinë, 28 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu, ka pritur në takim një delegacion nga Gjermania, në krye me Zëvendës-presidentin e Parlamentit Evropian, njëherit euro-deputetin gjerman, z. Rainer Wieland.

Gjatë takimi u diskutua lidhur me bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Gjermanisë në fushën e administratës publike, për tajnime dhe shkollime të larta për zyrtarët që kontribuojnë në administratën publike.

Me këtë rast, ministri Veliu theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike është e angazhuar që të punojë në drejtim të avancimit të administratës publike, e cila është një ndër kriteret në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. 

Poashtu ministri Veliu, veçoi luftën kundër të gjitha formave të krimit dhe korrupsionit dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm në këto fusha.

Ndërsa euro-deputeti, z. Wieland, shprehi gatishmërinë për bashkëpunim për projekte specifike nga fushat e edukimit në programet e BE-së dhe qeverisë gjermane.

Ai ndau përvoja nga fusha e arsimit, luftimit të korrupsionit, ngritja e kapaciteteve të administratës dhe çështje tjera me rëndësi për shtetin tonë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Prill 2020

- Me iniciativë të kryetarit Lutfi Haziri mbahet takimi i kryetarëve të komunave të Agjencionit për Zhvillim Rajonal - Lindje më qëllim ndarjen e përvojave me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19. (Qendra Operative Emergjente e cila ndodhet në qendrën e studentëve, përkatësisht te kampusi i shkollave të mesme, ora 11:00)