27 Prill 2024

Ministrat Berisha, Tahiri dhe Beqaj raportojnë para komisioneve parlamentare

Prishtinë, 24 tetor - Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, Ministri i Drejtësisë,  Abelard Tahiri dhe Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raportojnë para komisoneve për katëse lidhur me çështjet e ministrive që udhëheqin.

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha informon Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me prioritetet dhe sfidat e kësaj ministrie

Ministri i Drejtësisë,  Abelard Tahiri do të raporton para Komisioni për Integrime Evropiane lidhur me përmbushjen e obligimeve në kuadër të agjendës evropiane.

Tahiri po ashtu do të raportojë edhe para Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në lidhje me Marrëveshjen për Drejtësinë të datës 10 shkurt 2015.

Ndërkaq Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi lidhur me programin legjislativ dhe prioritetet e Ministrisë së Inovacionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)