26 Prill 2024

Migrimi masiv i të rinjve sfidë për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë, 17 dhjetor - Në Prishtinë është mbajtur një konferencë shumë e rëndësishme për vendet e Ballkanit e cila kishte në agjendë disa pika shumë të rëndësishme që kanë si qëllim integrimin dhe bashkëpunimin. Kjo konferencë ishte e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Në këtë konferencë ishin prezent edhe përfaqësues të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore e ndërkombëtare

Safet Gërxhaliu sekretar gjeneral në Forumin Investiv të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë, në këtë konferencë deklaroi se duhet së ma shumë bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor që të hapet perspektiva e qartë drejtë integrimit në familjen e madhe evropiane.

“Është koha të çlirohemi nga e kaluara dhe populizmi. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është zhvillimi ekonomik, me bashkëpunim do të kthehet besimi i humbur i të rinjve. Për sektorin privat për vitet e ardhme do të jetë sfidë, pasi që rinia është e ardhmja e të gjithëve”, tha ai.

Sipas tij integrimi në familjen e evropiane, nuk është vetëm integrimi politik, por edhe ekonomik. “Dialogu dhe partneriteti rajonal është me rëndësi për të pasur më shumë bashkëpunim. Zhvillim ekonomik, krijon stabilitet social i cili në Ballkan shpesh ka qenë e brishtë”, deklaroi ai.

Gërxhaliu vlerësoi se sundimi i rendit dhe ligjit është parakusht për të pasur perspektivë dhe thithje të më shumë investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)