21 Janar 2021

MD jep ndihmë financiare për kthimin e degës së gjykatës në Preshevë

Prishtinë, 28 nëntor -  Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot në festën e Flamurit, ka nënshkruar vendimin për dhënien e ndihmës financiare për kthimin e degës së gjykatës në Komunën e Preshevës.

Ministri Selimi, këtë vendim e ka nënshkruar duke e bërë me dije edhe një herë se ndarja në mes të shqiptarëve nuk ekziston dhe se 28 Nëntori është data më e mirë identifikuese e të gjithë shqiptarëve.

"Këtë vendim po e nënshkruaj si dëshmi se me kujdesin e duhur për vëllezërit tanë të cilët padrejtësisht janë të ndarë nga trungu amë, mund të realizojmë kërkesat e ligjshme për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve të Luginës" tha Ministri Selimi.

Me nënshkrimin e këtij vendimi, Ministri Selimi ka realizuar një premtim të cilin ua kishtë dhënë shqiptarëve të Preshevës gjatë vizitës së tij, duke iu siguruar për mbështetjen e tij të pakursyer.

Me rikthimin e degës së Gjykatës në Preshevë, qytetarëve të kësaj komune iu garantohet mbrojtje më kuptimplotë e të drejtave të tyre, gjykim i drejtë dhe qasje me e shpejtë në drejtësi.

"Jemi bashkë, duke mos kursyer asgjë për t’iu bërë ballë presioneve të vazhdueshme të shtetit serb dhe për fuqizimin e faktorit shqiptar në Luginën e Preshevës" ka theksuar Ministri Selimi.

Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim dhe këmbëngulje për të mbështetur shqiptarët e Luginës së Preshevës në fusha të përbashkëta të interesit kombëtar, sidomos në arritjen dhe konsolidimin e të drejtave legjitime të tyre si qytetarë të barabartë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00)