21 Janar 2021

MD dhe Prokuroria Speciale me memorandum mirëkuptimi

Prishtinë, 7 tetor – Ministri i Drejtësisë, Haki Demolli dhe kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Isabelle Arnal, nënshkruan memorandum mirëkuptimi.

Ky memorandum mirëkuptimi i nënshkruar në mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë Speciale të Kosovës, është një marrëveshje teknike që për qëllim ka rregullimin e përgjegjësive për përdorimin, administrimin teknik dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të Sistemit për Menaxhimin e Rasteve të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Pas nënshkrimit të këtij Memorandumi, ministri Demolli dhe kryeprokurorja Arnal, thanë së ky bashkëpunim është vetëm njëri nga shumë bashkëpunimet e këtyre dy institucioneve, që për qëllim ka parandalimin e luftimin e krimit dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Në bazë të këtij memorandumi të mirëkuptimit, përgjegjësit e stafit të EULEX-it që punojnë në Prokurorinë Speciale të Kosovës, të cilat do të mbikëqyren nga Kryeprokurorja e Prokurorinë Speciale të Kosovës, janë të drejtat për përdorim të përgjegjshëm të bazës së të dhënave, të krijimit dhe ruajtjes së dokumenteve lidhur me rastet që punohen nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Ndërsa Ministria e Drejtësisë, përveç ndihmës në instalimin e  softuerëve të zhvilluar të bazës së të dhënave, duhet të merr përsipër përgjegjësinë e parashikimit dhe sigurimit të fondeve buxhetore në bashkëpunim me Prokurorin Speciale të Kosovës, për përmirësimin e softuerëve si dhe shtimin e moduleve të bazës së të dhënave, për mirëmbajtjen e serverëve dhe sigurimin e dhomës së serverëve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka do të mbajë konferencë për media. (Selia e KQZ, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)    

- PDK dega në Prizren, bën prezantimin e kandidatëve për deputetë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme nacionale të 14 shkurtit 2021. (Restaurant ''Rexos'' në Lubizhdë, përballë stacionit të policisë, ora 19:00)