27 Maj 2020

LVV dhe LDK pajtohen për gjitha çështjet programore

Prishtinë, 7 nëntor - Sot ka përfundon cikli i takimeve të grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje! (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

"Sot, në selinë e Lëvizjes Vetëvendosje! u mbajt takimi i fundit i grupeve punuese të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës."

 "Në këtë takim, tema kryesore ishin mirëqenia sociale, energjetika, kultura dhe mërgata", thekson LVV.

Ndërkaq anëtari i Kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë së në përpjekje për të harmonizuar programin e mundshëm qeverisës Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në takimin e fundit janë pajtuar pothuajse për gjitha çështjet programe, teksa u tha se brenda 2-3 ditëve do të formalizohet marrëveshja politike mes dy partive.

Në takimin e gjashtë me radhë, i cili zgjati rreth tre orë, Hoti ka theksuar se me anë të këtyre takimeve kanë vendosur një standard të ri për marrëveshje politike.

“Ky ka qenë takimi i fundit për çështje programore. Kemi arritur të përmbyllim pothuajse gjitha çështjet programore. Jemi të gatshëm që për 2-3 ditët e ardhshme të formalizojmë këtë marrëveshje”, tha ai.

Ai po ashtu bëri të ditur se nuk kanë diskutuar për ndarjen e posteve ministrore, përfshi atë të presidentit pas dy vjetësh.

Edhe ty takim u zhvillua në frymë konstruktive, ku u gjet pajtueshmëri për shumicën e temave në fjalë.

Takimet e rradhës pritet të mbahen në nivel kryetarësh të subjekteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Maj 2020 - Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore, shqyrton po ashtu Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)
 
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Raportin e Ministrisë së Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, N 302, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)

- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 - pa prezencën e mediave)

- Disa Organizata Jo Qeveritare dorezojn  Peticionin - 'Mos na helmoni!' - kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës. (Tek Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ora 13:00)

- Komuna e  Rahovecit, organizon debat publik me qytetarët për Taksa Komunale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 13:30)

- Me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes përmbyllet kampanja 'Linja e Jetës'. (Mbrapa Rektoratit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ora 16:00)