26 Prill 2024

Luksemburgu përkrahë procesin integrues të Kosovës me 30 milion euro

Prishtinë, 28 shtator - Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha u takua me Udhëheqësen e Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin në kuadër të procesit të integrimit evropian të Kosovës, me theks të veçantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimin e vizave dhe qasjen e Kosovës në Programet e BE-së.

Ministrja Hoxha dhe znj. Dostert diskutuan për zbatimin e asistencës së Luksemburgut në Kosovë. Luksemburgu është duke përkrahur institucionet e Kosovës në arsim, shëndetësi dhe sektorin e ujërave.

Janë duke u zbatuar projekte në këta sektorë në vlerë prej 22.5 milion eurove, ndërsa gjatë periudhës 2017-2020 do të fillojnë edhe projekte të tjera në vlerë 30 milion euro.

Me këtë rast, ministrja Hoxha, theks të veçantë vuri mbi përkrahjen e procesit të integrimit evropian për të cilën është paraparë realizimi i projektit që nëpërmjet asistencës teknike të punohet në ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e MSA-së, respektivisht nëntë kapitujve të identifikuara tani si primare.

Nga ana e saj, znj. Dostert nënvizoi përkushtimin e vazhdueshëm të Luksemburgut për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe ofroi mbështetjen e vazhdueshme në kuadër të reformave konkrete në arsim, shëndetësi dhe sektorin e ujërave.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)