26 Prill 2024

Liberalizimi i vizave nga BE,do të ishte ndihmë madhe për Kosovën

Prishtinë, 10 qershor - Njohësi i çështjeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu ka deklaruar se liberalizimi i vizave nga BE për Kosovën, do të ishte ndihmë madhe për qeverinë e Kosovës në këtë kohë.

"Problemet e trashëguara nga e kaluara janë mjaft sfiduese për qeverinë Hoti, që nënkupton mos unitetin politik, kriza ekonomike sociale si pasojë e pandemisë dhe dialogu me Serbinë janë tema me të cilat do të ballafaqohet kjo qeveri," tha Gërxhaliu.

Sipas tij  skepticizmi tek popullata e Kosovës për një të ardhme më të mirë po rritet në këtë kohë dhe shpresa për një të ardhme më të mirë po zvogëlohet çdo ditë e më shumë.

"Është mirë që kemi mbështetjje direkte nga ShBA në fusha të ndryshme dhe besoj që është koha, kur Bashkimi Evropian të reflektojë në mbështetje të Kosovës për liberalizun të vizave me qëllim të mblshtetjes politike, ekonomike, integruese e mbi të gjitha për kthimit e besimit në BE dhe përshpejtim të proceseve integruese. Është koha që BE të reflektojë", tha ai.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)