26 Prill 2024

Liberalizimi i vizave ndihmon avancimin e Kosovës

Prishtinë, 21 tetor –  Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi theksoi se marrja e udhërrëfyesit dhe strategjisë për liberalizimin e vizave nga BE-ja do të ndihmonte shumë në avancimin e procesit për sigurimin e dokumenteve të udhëtimit, për riatdhesimin, si dhe do të ndikonte në përshpejtimin e reformave dhe përmbushjen efektive të kritereve të domosdoshme të integrimit gjatë takimit të zhvilloi me eurodeputeten Tanja Fajon.

Kuçi falënderoi eurodeputeten Tanja Fajon për vizitën që po i bën institucioneve të Republikës së Kosovës dhe e njoftoi atë për reformat që janë bërë deri më tani nga institucionet e Kosovës, si dhe për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti në kuadër të angazhimeve për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit.

Nga ana e saj, eurodeputetja Fajon shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur institucionet kosovare drejt këtij procesi shumë të rëndësishëm, duke theksuar se autoritet kosovare duhet të vazhdojnë angazhimin e tyre me reformat e nevojshme për të plotësuar kriteret për liberalizimin e vizave me BE-në.

“Pasi që në nëntor të këtij viti, Shqipërisë dhe Bosnjës e Hercegovinës do t’u hiqet regjimi i vizave, kjo jep sinjale të qarta se procesi i heqjes së vizave edhe për qytetarët e Kosovës do të përshpejtohet”, theksoi eurodeputetja Fajon.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)