21 Shtator 2019

Legjislacioni mundëson luftë më të ashpër kundër korrupsionit

Prishtinë, 23 maj - Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë sot pjesë në publikimin e "Raportit të monitorimit të gjykatave 2018", hartuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.

Ministri Tahiri ka vlerësuar punën e bërë në raport, duke theksuar se gjetjet do të ndihmojnë institucionet në rritjen e efikasitetit të sistemit të sundimit të ligjit.

Ministri Tahiri ka theksuar se nga nisja e mandatit të tij, është përqendruar në rritjen e kapaciteteve të gjyqësorit, duke rritur në 430 numrin e gjyqtarëve, rritjes së numrit të prokurorëve dhe 250 të punësuar si staf mbështetës, rritjen e buxhetit për Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial si dhe rritjes së pagave.

Duke folur për problemet në strukturimin dhe shkallshmërisë së Gjykatave, ministri Tahiri ka theksuar se ky problem dhe shumë të tjera do të gjejnë zgjidhje përmes Rishikimit Funksional të Sektorit të sundimit të ligjit.

"Pres që Strategjia nga Rishikimi Funksional të jetë gati më së largu në tetor të këtij viti. Dhe pastaj të fillojmë zbatimin e saj në katër apo pesë vitet e ardhshme, aq kohë sa të na duhet për të zbatuar. Kemi pas ngecje, duke qenë vendi i vetëm në rajon pa strategji të sektorit të sundimit të ligjit, dhe pas shumë vitesh po e adresojmë edhe këtë çështje" ka thënë ministri Tahiri.

Reformat legjislative, kanë qenë njëri nga fokuset tjera, ka theksuar ministri Tahiri.

Pas Kodit Penal, ministri theksoi ndryshimet e bëra në draft Kodin e ri të Procedurës Penale, si dhe ndryshimet e bëra në ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së fituar me vepër penale.

"Ligji i ri jam i bindur se do të jap rezultatet e veta. Duhet të tregojmë më shumë sukses sesa viteve tjera në konfiskimin e pasurisë. Jemi në proces të themelimit të Fondit të Konfiskimit, që aty të mblidhen mjetet që do të njërën nga konfiskimi i aseteve, dhe aty do të matim sesa po arrijmë të shënojmë progres në këtë drejtim" ka thënë ministri Tahiri.

Ministri Tahiri ka potencuar se luftimin e korrupsionit e kanë ndihmuar edhe dy ligjet e reja, ai për parandalimin e konfliktit të interesit dhe ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve.

"Na takon të gjithëve që ta adresojmë fenomenin, papërgjegjësinë, problemet me të cilat ballafaqohemi dhe ne nuk do të rrimë duarkryq në rast se baza ligjore është pengesë  për avancimin ose për progresin që duhet ta krijojmë në fushën e drejtësisë" ka përfunduar ministri Tahiri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shtator 2019 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti merr pjesë në manifestimin tradicional Kulturor e Shkencor "Ditet e Dom Mikelit", Stubëll të Epërme të Vitisë. (Subëll e Epërme, ora 9:00)

- Fillon Dita e Pastrimit të Botës në Kosovë ku do të marrin pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Forca e Sigurisë së Kosovës, Kompania “Pastrimi”, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, figura të rëndësishme diplomatike, studentë e vullnetarë të shumtë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”’ në Prishtinë, ora 10:00)

- Me rastin e përvjetorit të Ahmet Krasniqit, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi. (Velani, ora 10:00)

- Vazhdon kampionati ekipor në pingpong. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Krimet e Rënda në Kosovë, ligji VS praktika: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve në rastet e trajtuara në Departamentet e Krimeve të Rënda të Gjykatave Themelore në Republikën e Kosovës, analizë e veçantë e trajtimit të rasteve të veprave penale të terrorizmit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në komunën e Podujevës. (Podujevë, ora 11:00)

- Mbahet një aksion me moton “Dita e pastrimit të Botës 2019” në Mitrovicë. (Para objektit të komunës së Mitrovicës, ora 11:00)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:15)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani shpalosë programin e LDK-së për zhvillimin ekonomik, në Konventën për zhvillim dhe punësim. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti zhvillon një vizitë në Gjilan. (Gjilan, ora 12:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në Komunën e Prizrenit. (Prizren, ora 14:00)

- Promovohet libri monografik “Nexhmije Pagarusha” i cili është një rrëfim origjinal dhe personal i një udhëtimi të mrekullueshëm nëpër jetën dhe krijimtarinë e këngëtares tonë të famshme, bilbilit të këngës shqipe në Kosovë, znj. Nexhmije Pagarusha. (Hotel Swiss Diamond, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Petrovë të Shtimës. (Fshati Petrovë, ora 19:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Hajvali të Prishtinës. (Restaurant "Ora", Hajvali, ora 21:00)