26 Prill 2024

LDK: Komisioni për Punë të Jashtme bëhet pjesë e shkeljeve ligjore

Prishtinë, 3 prill - Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë të ditur se sot, përfaqësuesja e AAK-së në Komisionin për Punë të Jashtme, e mbështetur nga anëtarët e tjerë të Komisionit nga radhët e koalicionit qeverisës si dhe përfaqësuesi i GDP-së, kanë mbajtur një mbledhje me dyer të mbyllura, ku është intervistuar një kandidat për ambasador, i propozuar nga Qeveria Haradinaj.

Grupi Parlamentar i Lidhjes Dermokratike e Kosovës e konsideron këtë proces të paligjshëm dhe për këtë arsye Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, deputetja Vjosa Osmani dhe anëtarja e këtij komisioni deputetja Doruntinë Maloku, kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë mbledhje dhe të bëhen pjesë e shkeljeve ligjore.

Neni 7.7 i Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës kërkon që së paku 50% të të emëruarve si shefa misionesh të jenë Ambasadorë të karrierës, ndërsa pjesa tjetër të jenë të emëruar politik.

Meqenëse përqindja e të emëuarve politikë në Ambasadat e Kosovës anekënd botës tashmë është tejkaluar dhe arrin në rreth dy të tretat , gjë të ciën e ka konfirmuar edhe vet Ministri i Jashtëm, Pacolli, përfaqësueset e LDK-së në Komision, kanë propozuar që mos të ketë emërime të reja politike derisa të rregullohet kuota prej 50/50, e kërkuar me ligj.

Poashtu, Grupi Parlamentar i LDK-së  konsideron se nënshkrimi i rekomandimeve të tilla nga ana e Presidentit të Kosovës, bie ndesh me ligjin dhe tejkalon kompetencat e tij kushtetuese.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)