26 Shkurt 2021

LDK kërkon nga KQZ që të zbatohen vendimet e institucioneve të drejtësisë

Prishtinë, 22 janar - Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të zbatohen të gjitha vendimet e institucioneve të drejtësisë për certifikimin kandidatëve dhe subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhje.

Zëdhënësja e shtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, znj. Ardita Dushi ka deklaruar se arsyetimi i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim në KQZ se nuk kanë pas kohë të mjaftueshme dhe nuk kanë kapacitete për të zbatuar vendimin e Këshillit Gjyqësor i Kosovës është i paqëndrueshëm, sepse vendimet e institucioneve të drejtësisë duhet të zbatohen në tërësi, pa asnjë përjashtim.

LDK-ja kërkon nga subjektet politike në garë për zgjedhjet e 14 shkurtit, që ta zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të tjera të drejtësisë, për pastërtinë e listave zgjedhore nga ata që e kanë shkelur ligjin.

Për LDK-në sipas  zëdhënëses Dushi, asnjë parti politike dhe asnjë kandidat nuk është mbi ligjin dhe kjo vlen duhet të vleje per se cilen parti politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës e dënon edhe fushatën linçuese kundër kryetares së KQZ-së, znj. Valdete Daka.

''Ne kërkojmë nga institucionet e rendit dhe drejtësisë që të hetojnë dhe dënojnë të gjithë ata që po sulmojnë kreun e KQZ-së'', kerkon znj. Dushi.

LDK-ja kërkon nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë si dhe ambasadat e vendeve mike që të dënojnë përpjekjen e Vetëvendosjes për kapjen dhe shantazhimin e institucioneve të pavarura.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)