27 Prill 2024

LDK-ja nuk e pranon ftesën e Veseli

Prishtinë, 21 dhjetor - Kryetarit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Avdullah Hoti në një konferencë për media ka vlerësuar se legjitimiteti për të udhëhequr me vendin nuk fitohet me tryeza politike.
 
Hoti konsideron se ftesa e Kadri Veseli është përpjekje për të fituar legjitimitetin e munguar të koalicionit PAN për të udhëhequr me Kosovën.
 
"Si rezultat i mungesës së legjitimitetit, sot Kuvendi i Kosovës mblidhet për të votuar pikat e diskutuara në 11 seanca plenare, duke filluar nga seanca e datës 13 shtator 2018."
 
"Praktikisht, asnjë seancë e rregullt në sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës nuk është mbyllur në mënyrë të rregullt. Kjo pra është mungesa e legjitimitetit", ka theksuar Hoti.  
 
"Ne i kemi dhënë mundësi koalicionit PAN që, përmes katër tryezave të partive politike në pjesën e partë të këtij viti, të dakordohemi për dalje nga kriza institucionale", theksoi me tutje ai.
 
Por, arroganca e koalicionit PAN sipas tij e ka pamundësuar gjetjen e një zgjidhje për tejkalimin e krizës.
 
Hoti ka theksuar se në javën që lamë pas, kemi parë një përpjekje për të arnuar koalicionin PAN me votat e PSD-së, që në fakt janë vota të fituara nga një parti tjetër.
 
Ekipi dialogues ka marrë vetëm 59 vota, që nuk përbëjnë shumicën e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës.
 
Pavarësisht kësaj, ta kenë të qartë se dialogu nuk mund të udhëhiqet as nga partia e shtatë në Kuvendin e Kosovës, dhe as nga ata me mandate të huaja në Kuvend.
 
"Dialogu nuk udhëhiqet me platformë apo ligj që tejkalon Kushtetutën.
Ne jemi duke bërë dialog për të ribërë shtetin e Kosovës.:
 
Platformë dhe ligj për dialog është Kushtetuta e Kosovës.
 
Ndërkaq ekip i dialogut sipas tij është Qeveria legjitime, me rolin kyç mbikëqyrës të opozitës dhe të shoqërisë civile.
 
"Më lejoni të theksoj edhe një herë se Veseli dhe Haradinaj duhet të pranojnë se nuk kanë fuqi për të udhëhequr me institucione", ka thënë Hoti.
 
Mbi këtë bazë ai thekson se duhet të mblidhemi të gjitha partitë politike parlamentare për tu dakorduar për dalje nga kriza.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)